LAJMI I FUNDIT:

Në këto vende mund të gjeni punë me pasaportë të Maqedonisë!

Në këto vende mund të gjeni punë me pasaportë të Maqedonisë!

Më në fund, qytetarët e Maqedonisë pa pasaportë bullgare mund të punojnë në Norvegji, Suedi dhe Gjermani. Nëse e vizitoni ueb faqen, ec.europa.eu/eures, mund të gjeni punë në njërën nga shpalljet e publikuara, transmeton Telegrafi Maqedonia.

Që të shkohet në Suedi, nevojitet vetëm pasaportë, ndërsa kushtet tjera kontraktohen me punëdhënësin. Sipas përfaqësuesit të ambasadës suedeze në Kroaci, për vendin skandinav nuk ekziston vizë emigruese. Mjafton vetëm një anëtar i familjes të gjejë punë e pastaj mund ti tërheq edhe anëtarët tjerë.

Siç mëson Telegrafi, gati se identike është mënyrë e udhëtimit në Norvegji. Atje punohet nga 7,5 orë në ditë, ndërsa të punësuarve u takojnë 30 ditë pushim.


Për të gjithë të interesuarit kjo është ueb faqja për vende të lira pune në Gjermani: www.jobboerse.arbeitsagentur.de

Duke pasur parasysh që përparësi gjatë punësimit u jepet kuadrove deficitare në këto vende, në vijim ua prezantojmë kuadrot deficitare sipas shteteve.

Gjermania ka nevojë për: TI, inxhinierë të makinerisë, elektricistë, elektro-instalues, , hidraulik, mjekë, infermiere dhe kujdestare për pleq dhe fëmijë të sëmurë.

Suedia ka nevojë për: stomatologë, kontabilistë, kuzhinierë, bukëpjekës, bojaxhi, teknik dhe inxhinier të ndërtimtarisë, inxhinierë të elektronikës, sektorin TI

Norvegjia ka nevojë për: kuzhinierë, bukëpjekës, teknik dhe inxhinier të ndërtimtarisë, infermiere dhe mjekë./Telegrafi/