LAJMI I FUNDIT:

Ja kush janë shqiptarët dhe kompanitë e përfshira në “Panama Papers”

Ja kush janë shqiptarët dhe kompanitë e përfshira në “Panama Papers”

Zbardhen për herë të parë të dhënat e qytetarëve shqiptarë të cilët kanë regjistruar kompani në parajsa fiskale nëpërmjet firmës ligjore panameze Mossack Fonseca.

Në listën e dokumenteve dhe të dhënave të rrejdhura nga studio ligjore panameze Mossack Fonseca, ndodhen disa kompani shqiptare, aksionerë dhe përfitues.

Të dhënat nga firma u morën nga një burim anonim prej të përditshmes gjermane Sueddeutsche Zeitung dhe më pas iu shpërndanë më shumë se 100 grupeve mediatike nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë, ICIJ, me bazë në Uashington- i cili të hënë bëri një pjesë të tyre publike.


Baza e të dhënave e publikuar nga ICIJ përmban më shumë se 214 mijë kompani të regjistruara në parajsa fiskale, të cilat rezultojnë të lidhur me njerëz në më shumë se 200 vende dhe territore anembanë botës.

Të dhënat e rrjedhura të Mossack Fonseca mbulojnë një periudhë gati 40 vjeçare, nga viti 1977 deri në fund të vitit 2015. Ato hapin si kurrë më pare një dritare në botën e parajsave fiskale – duke treguar ecurinë ditë pas dite të rrjedhjes së parasë së errët nëpër sistemin botëror financiar, i cili ushqen krimin dhe vjedh buxhetet e vendeve nga të ardhurat fiskale.

Shumica e shërbimeve të industrisë së parajsave fiskale është i ligjshëm nëse përdoret nga ata që respektojnë ligjin.

Ashtu si dhe në vende të tjera edhe në Shqipëri lajmi mbi të dhënat e rrjedhura nga Panama Papers ka shkatuar reagime nga krerët e politikës dhe organet ligjzbatuese.

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka kërkuar një ligj që i detyron kompanitë e regjistruara në parajsa fiskale të cilat investojnë në Shqipëri të zbardhin aksionerët e tyre.

“Transparencë në një mjedis biznesi do të thotë ekspozim i të gjithë listës së aksionerëve,” tha Manjani në një prononcim për gazetarët me 6 Prill. “Çdo kompani offshore e regjistruar në vendet offshore që do të investojë në Shqipëri ose është në Shqipëri, sipas këtij ligji të ri do të duhet të ekspozojë kush janë aksionerët,” shtoi ai.

Lista e mëposhtme përfshin qytetarët dhe kompanitë shqiptare të përfshira në të dhënat e rrjedhura nga Mossack Fonseca dhe të publikuara nga ICIJ. Publikimi i këtyre të dhënave nga BIRN, bëhet në shërbim të transpararencës dhe llogaridhënies. Megjithatë, përfshirja në listë e një individi apo kompanie jo domosdoshmërisht është tregues i një aktiviteti të paligjshëm.

Oficerë kompanish të lidhur me Shqipërinë

Oficerë kompanish të lidhur me Shqipërinë

Pioneers Holding For Financial Investments Company (S.A.E.)

H.E. Mohammad Abdulla Ali Algergawi

PETRAQ SHUMKA

SUNDEEP BANSAL

ERA BANSAL

H.E. Sheikh Sultan Bin Jassim Al-Thani

Gulf Injifa Company for General Trading & Contracting

REDWOOD INTERNATIONAL LTD.

Sheikh Hamed A Al Hamed

Viktor Johannes Xaver Alexander von Stechow

Mansour Mohammed Al Rumaih

ENDRIT MALOKU

Huda Ali Al-Tahhan

GREENBELT LTD.

COUTINHO CARO & COMPANY INTERNATIONAL TRADING GMBH

Abdul Aziz bin Jassim bin Hamad Al Thani

SUN MINING LIMITED

Mr. Valter ARIAUDO

ELGALLAL AHMED

Mulleti Ismail

Mohammed Ahmed Bin-Himd

Shahnaz Qaedi and Ayman Hasan Said Abdel-Khaleq

Mulleti Ismail

Maloku Endrit

PETRAQ SHUMKA

Kompani të lidhura me Shqipërinë

OTM Tenedora de Marcas Sociedad Anónima

Oriental Industria Alimenticia OIA Sociedad Anónima

Adresat e lidhura me Shqipërinë            

33 Rexhep Talaj Korce Albania

408; Al Adiyat Bldg. 2; Al Barsha

Al Bateen Palace

Al Doha Compound; Villa 29; Al Dafina Area; 63 Al Shamiraya Street

Al-Jazeera Al Hamra Ras Al Khaimah

Al Shark Koweit – Mubarak Al Kabir Street

calle Walter-Kolb-strasse 5-7; 60594 Frankfurt; Alemania

Flat 3, Al Batra Residence

Ibn Batuta Street H. No. 53 Al Malaz Riyadh 11511 K.S.A.

Palmaille 67; 22767 Hamburgo; Alemania

PLOT 16/8 NYERENE ROAD; DAR ES SALAAM; TAZANIA

P.O. Box 31291, Al-Jazeera Al Hamra Ras Al Khaimah

Rafaelo AP. 5; Shengjin Lezhe; Albanie

RR ALI DEMI PRANE XHAMISE SE TIRANE

shareh al rabih

Shk Abdul Aziz bin Jassim bin Hamad Al Thani

Str. Murat Toptani; Eurocol Business Centre; 2nd Floor; Tirana; Albania.

Villa 150; Streeet 2/D; Al Manara

Villa No16 Al Khayal Street, Al Rowdah Dist Jeddah 21411

Oriental Industria Alimenticia OIA Sociedad Anónima SAN JOSE-SAN JOSE, SABANA NORTE DEL RESTAURANTE ROSTIPOLLOS CIEN METROS AL NORTE Y CIEN AL ESTE EDIFICIO NUEVA

OTM Tenedora de Marcas Sociedad Anónima SAN JOSE-SAN JOSE, SABANA NORTE DEL RESTAURANTE ROSTIPOLLOS CIEN METROS AL NORTE Y CIEN AL ESTE EDIFICIO NUEVA

169 Al Oroba Street

281 Al Khwaneej First,