LAJMI I FUNDIT:

Vazhdimi i misionit të EULEX-it, i domosdoshëm apo jo?

Vazhdimi i misionit të EULEX-it, i domosdoshëm apo jo?

Misioni i Bashkimit Evropian për Polici dhe Drejtësi EULEX, nuk do të largohet nga Kosova në qershor të këtij viti, ashtu siç ishte thënë më herët.

EULEX-i pritet që në muajin qershor ta rishikojnë mandatin dhe në kuadër të rishikimit, planifikohet modifikim i përgjegjësive të misionit.

E, vazhdimin e misionit të EULEX-it në Kosovë e ka pranuar edhe vetë kryeministri Isa Mustafa i cili ka pohuar se pamundësia për të menaxhuar disa situata, nuk ka lënë hapësirë për të dhënë argumente në favor të largimit të këtij misioni.


Avokati i njohur Arianit Koci ka thënë për Telegrafin se misioni i EULEX-it në Kosovë mund të konsiderohet si një tregim i suksesit.

13153515_995149460539792_1348297950_n

“Normalisht, gjithmonë mund të punohet më shumë dhe të arrihen rezultate të mira. Por, mos të harrojmë, EULEX-i është marrë me lëndë shumë komplekse në një gjendje të pasluftës dhe në territor të huaj”, ka thënë Koci.

Ai ka shtuar se ka shumë vërejtje në disa individë në kuadër të EULEX-it, që sipas tij e ka zbehur imazhin e këtij misioni.

“Ky mision na ka sjellë shumë të mira në rend e ligj. Besoj që vazhdimi i këtij misioni është i domosdoshëm edhe për një periudhë kohore. Këtë mandat, faktori vendor duhet të insistoj që sa më shumë të kyçet dhe gradualisht t’i marrë të gjitha rastet e mëdha në duar të veta”, u shpreh Koci, duke theksuar se gjyqësori në Kosovë ka kapacitete profesionale dhe guxim për të gjitha rastet, duke filluar prej krimeve të luftës deri te veprat e korrupsionit të lartë.

“Në fund të fundit, askush nuk e njeh më mirë kontekstin tonë social se ne vet. Bërllokun tonë, nëse ka, duhet ta pastrojmë vet. Krejt çka duhet të bëjmë është që ta përkrahim maksimalisht gjyqësorin, prokuroritë dhe policinë”, u shpreh Koci.

E mendim të ndryshëm ka Burim Ramadani nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë. Ai misionin e EULEX-it në Kosovë e cilëson të dobët.

12552633_10153948279719617_7432527949240185106_n

“Misioni evropian gjatë këtyre viteve ka shënuar pak suksese dhe shumë dobësi. Ka qenë shumë larg nga pritjet e publikut se EULEX-i do të vendos sundim të ligjit të nivelit evropian. Fatkeqësisht, kam përshtypjen se bashkëpunimi i institucioneve vendore me EULEX-in ka qenë i nivelit shumë të ulët”, ka thënë Ramadani për Telegrafin.

Ai ka shtuar se vazhdimi i EULEX-it është vendim politik, jo aq i bazuar në vlerësim real të nevojave, por i ndërlidhur me procese politike.

“Nuk është fare në dorën e institucioneve të Kosovës. Janë procese në vazhdim që e kanë determinuar qëndrimin e EULEX-it në Kosovë, qoftë edhe përmes një mandati më të kufizuar. I tillë është procesi i Gjykatës Speciale dhe i bashkëpunimit rajonal”, u shpreh Ramadani.

Misioni i EULEX-it në Kosovë është vendosur në vitin 2008 dhe mandati i tij ka qenë dashur të përfundojë më 14 qershor të këtij viti. Në EULEX janë të punësuar rreth 1,400 punëtor ndërkombëtar dhe vendas. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori