Datat 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar do të ngelen gjatë në memorien e banorëve të ”lagjes së Trimave” në Kumanovë. Këto dy ditë kanë qenë tmerr për ta pasi në afërsi të shtëpive të tyre u zhvillua një konflikt mes policisë, ushtrisë të Maqedonisë dhe grupit të armatosur që njihet si ”Grupi i Kumanovës”, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga ky aksion mbetën të vrarë 8 pjestarë të sigurimit shtetëror ku figuron edhe një shqiptar i vrarë, Isamedin Osmani. Nga grupi shqiptar i armatosur mbetën të vrarë 11 persona, ku njëri ka bërë vetëvrasje. Shqiptarët e ”Grupit të Kumanovës” ishin të udhëhequr nga Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj, të cilët mendohet se janë vrarë pas dorëzimit.
29 persona shqiptar të burgosur, kryesisht nga Kosova ende janë në procedurë gjyqësore ku disa herë kanë deklaruar se janë pafajshëm.
Dëshmi e fortë nga seanca gjyqësore për rrjedhen e aksionit është edhe nga pjesmarrësi shqiptar, tani i burgosur, Nasuf Beqiri. “Kërkoj prej BE-së dhe SHBA-së të zbardhin rastin sepse ne nuk jemi terroristë. Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj na kanë thënë se ne vetëm do të jemi figura dhe nëse vjen policia do të gjuani vetëm lartë dhe nuk do t’i sulmoni ato. Edhe një fëmijë dy-vjeçar e di se ne kemi qenë të shfrytëzuar për qëllime politike prandaj nuk e pranojmë fajin dhe kërkojmë drejtësi.” tha Nasuf Beqiri, i akuzuar, transmeton Portalb.
Sot është 1 vjetori i këtij aksioni. Ende nuk është zgjidhur ky rast. Qytetarët e ”lagjes së Trimave” thonë se shtëpitë e dëmtuara nga ky aksion nuk janë ri ndërtuar, ashtu siç u premtua nga shteti.
Para disa ditëve kryetari i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov i dekoroi me titullin ”Medalje Nderi” për policët e vrarë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze