LAJMI I FUNDIT:

Rënia e lojtarit të destinuar për të qenë klas botëror

Rënia e lojtarit të destinuar për të qenë klas botëror

Ai qëndroi i ngrirë si një statujë e një zoti klasik, duke treguar muskujt e tij dhe duart e mbuluara me tatuazhe, ndërsa mbrojtja gjermane kishte kapitulluar nga forca e tij.

Ky ishte Mario Balotelli në vitin 2012. Një djalosh 21-vjeçar kopuk, por i bekuar me talent të madh, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”. Ai vetëm sa kishte ndihmuar Manchester Cityn që të fitonte Premier Leaguen; tash kishte udhëhequr Italinë drejt finales së Evropianit 2016 të futbollit.

Balotelli, një lojtar inteligjent, me dy këmbë të fuqishme, por dhe temperament, dukej se ishte i destinuar për të qenë klas botëror.


Por katër vjet më vonë, pas atij shpërthimi në gjysmëfinalen e Evropianit në Varshavë ky parashikim nuk doli i vërtetë. Balotelli 25-vjeçar tash është një lojtar i padëshiruar, i papëlqyer dhe i tretur.