Familjarët nga ”Lagja e Trimave” në Kumanovë me një komunikatë të drejtuar Telegrafit në Maqedoni apelojnë se nesër do të dalin në marsh përkujtimor për të kujtuar fëmijët e tyre, të vrarë dhe të burgosur
”Pas konsultimeve të bëra me familjarët e Lagjes së Trimave dhe me familjarët e të burgosurve, Këshilli i Familjarëve solli vendim, që për hir të ngjarjeve famëkeqe nga viti i kaluar, në shenjë përkujtimi të organizojmë Marrshin Përkujtimorë.
Ideja për të shënuar këtë ditë me një organizim të tillë është e sinqertë dhe e dalur nga vetë familjarët e përfshirë në ngjarjet e 9 Majit dhe pa ndonjë prapavi politike. Ky vendim është sjellur njëkohsisht me qëllimin që edhe të tjerët mos të keqpërdorin ngjarjet e 9 Majit dhe për përfitime politike ditore.
Paralajmërimet e organizatorëve të protestave për këtë datë, se do nisen nga kjo Lagje, kanë irrituar tejmase banorët, prandaj vetë banorët edhe më herët janë deklaruar se nuk lejojnë asnjë parti politike apo organizim tjetër politik të shfrytzojë dhe të thirren në emër të saj.
Zërave dashakeqe se jemi kundër mbajtjes së protestave të paralajmëruara për 9 Maj, u themi se nuk jemi kundër mbajtjes së protestave nga ana e shqiptarëve, përkundrazi përkrahim çdo protestë që çon në zgjidhjen dhe ndryshimet e detyrueshme, për zgjidhjen përfundimtare të çështjeve të shqiptarëve në Maqedoni.
Marshi do të simbolizojë përkujtimin për ngajrjen tragjike që ndodhi vitin e kaluar.
Në agjendën e Këshillit të Familjarëve të Lagjes së Trimave lidhur me këtë datë, ishte paraparë që përpos Marrshit, të mbahej një Akademi Përkujtimore, ku do të bëhej edhe ndarja e Mirënjohjeve për të gjithë ata:
* Që i ndihmuan banorët e lagjes me artikuj ushqimorë, veshmbathje, të mira materiale, përkrahje morale si dhe me vizitat e tyre që ishin aq të bujshme dhe domethënëse, për të zbutur sado pak dhimbjet dhe traumat e shkaktuara nga aksioni policor.
Për shkak të situatës së krijuar me mbajtjen e protestave, Akademinë përkujtimore dhe ndarjen e Mirnjohjeve e kemi prolonguar për një kohë të pacaktuar dhe një atmosferë më relaksuese, për të cilën do të njoftohet opinioni ditëve në vijim.
Për të dëshmuar se ky organizim nuk është bërë për të penguar protestën e paralajmëruar më 9 Maj, Këshilli ka vendosur që Marrshi të fillojë nga ora 14:00 te Lagja e Trimave dhe do të jetë i qetë ku do të parakalohet në një pjesë të qytetit dhe përsëri do të kthehen në vendin ku ndodhën ngjarjet e vitit të kaluar.
Prandaj ftojmë gjithë shqiptarët e interesuar për të përkujtuar këtë ngjarje dhe për të nderuar familjarët dhe Lagjen e Trimave ta përkrahin dhe të jenë pjesë e këtij Marshi.
Gjithashtu ftojmë gjithë ata të cilët sado pak kanë kontribuar për të ndihmuar dhe rehabilituar banorët e dëmtuar nga terrori shtetërorë i ushtruar atë ditë, të jenë pjesë e këtij Marshi.
I bëjmë apel Bashkësisë Ndërkombëtare, SHBA dhe BE se Terrorizmi nuk ka fe e as kombësi. Kërkojmë hetim ndërkombëtarë për Lagjen e Trimave dhe zbardhjen e këtij rasti deri në fund.
Ndal terrorit shtetërorë ndaj shqiptarëve dhe rasteve të montuara në vazhdimsi te shqiptarët.
Këto thirrje do të jenë edhe moto e marrshit tonë dhe të vetmet që do të paraqiten atë ditë në pankartat e përgatitura.
Me respekt,
Këshilli i Familjarëve
Lagja e Trimave Kumanovë”. përfundon letra e drejtuar për marshin përkujtimor./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës