LAJMI I FUNDIT:

Fitore e madhe e San Antonios në shtëpinë e Oklahomas (Video)

Fitore e madhe e San Antonios në shtëpinë e Oklahomas (Video)
Pesë ndeshje radhazi nga 30 pikë!

San Antonio Spurs avanson në gjysmëfinalen e konferencës perëndimore 2-1 me fitore pas triumfit me rezultat 100-96 në ndeshjen e tretë të zhvilluar në Chesapeake Energy Arena ndaj Oklahoma City Thunder.

Ekipi i drejtuar nga Popovich shkoi në Oklahoma për të shënuar fitore në ndeshjen e parë, pasi ishte ekipi i Bill Donovan që fitoi në AT&T Center me një pikë diferencë për të barazuar 1-1.

Ndeshja filloi me dominim të Spurs, ku Leonard shkëlqeu duke realizuar 17 pikë në periudhën hapëse.

Epërsia e Spurs deri në fund të pjesës së parë shkoi në 15 pikë.

Megjithatë, Oklahoma u kthye fuqishëm në çerekun e tretë me mbrojtje të fortë dhe me pikë të rëndësishme nga Ibaka, Durant dhe Westbrook.

Në fraksionin e fundit pesë minuta pa përfunduar takimi, Oklahoma pati epërsinë prej plot katër pikësh, por menjëherë Spurs u kthyen, duke e çuar epërsinë deri në 7 pikë falë një performance fenomenale nga Tony Parker i cili ishte i pandalshëm nga secila pozitë.

Westbrook dhe Durant në çastet finale të takimit nuk u treguan të vëmendshëm duke humbur aksionin vendimtar, teksa me dy pikë epërsi dhe një aksion të mbetur, nga një gjuajtje e pasakt e Aldridge, ishte Leonard ai që kapi topin vendimtar, duke fituar edhe një aksion për ekipin e tij në sekondat e fundit, çka edhe vulosi fitoren për ekipin e tij.

Leonard ishte më i miri në këtë takim me double-double fantastik prej 31 pikësh e 11 kërcimesh, duke shtuar edhe tri asistime, teksa tejet i rëndësishëm ishte Tony Parker me 19 pikë, pesë asistime dhe tetë kërcime, pa harruar as Aldridge me 24 pikë e tetë kërcime.

Te Oklahoma më i miri me statistika ishte Westbrook me 31 pikë, nëntë asistime dhe tetë kërcime, teksa ishte pikërisht mos vendosmëria e Westbrook ajo që i kushtoi me fitore ekipit të tij.

Kevin Durant me 26 pikë kontribuoi bashkë me 15 tjera të Ibakas, por që ishin të pamjaftueshme.

Ndeshja e katërt zhvillohet të dielën sërish në Oklahoma City, ku vendasit do të kërkojnë të barazojnë serinë në 2-2. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=cGuTbGZg8jA

Në trend Sport

Më shumë
Parashikim nga superkompjuteri Opta: Kush do të shpallet kampion i Euro 2024?

Parashikim nga superkompjuteri Opta: Kush do të shpallet kampion i Euro 2024?

Përfaqësueset
Hansi Flick intervenon për të realizuar transferimin

Hansi Flick intervenon për të realizuar transferimin "bombë" të verës tek Barcelona

La Liga
Bayerni bënë transferimin e parë, e dobëson Leverkusenin duke i marrë një nga më të mirët

Bayerni bënë transferimin e parë, e dobëson Leverkusenin duke i marrë një nga më të mirët

Bundesliga
Klopp nis një jetë të re pas largimit nga Liverpooli - bëhet pjesë e një projekti të madh

Klopp nis një jetë të re pas largimit nga Liverpooli - bëhet pjesë e një projekti të madh

Ndërkombëtare
Barcelona po kërkon me ngulm shitjen e tij, por lojtari po e refuzon çdo ofertë

Barcelona po kërkon me ngulm shitjen e tij, por lojtari po e refuzon çdo ofertë

La Liga
Befasia e afatit kalimtar veror, Julian Alvarez mund të transferohet tek gjiganti i La Ligas

Befasia e afatit kalimtar veror, Julian Alvarez mund të transferohet tek gjiganti i La Ligas

La Liga
Kalo në kategori