Kanceri me përmasa tronditëse në Maqedoni, ka mungesë të ilaçeve
Në Klinikën e Onkologjisë ka mungesë të acidit të zolendronikut, ilaç që nevojitet për pacientët e prekur nga kanceri. Drejtori i kësaj Klinike, Miki Trajkovski pranon se ka mungesë të këtij ilaçi, por ai mohon se ka mungesë të citostatikëve, raporton televizioni 21.
“Nuk ka mungesë të citostatikëve por të acid zolendronikut. Në tre tenderët e fundit askush nuk është lajmëruar që ta ofrojë. Në Maqedoni nuk ka, edhe nëse shkoni në barnatore nuk mund ta blini. Nuk po lajmërohet askush në tenderët e shpallur, që kur kishim një prodhuesi me çmime të ulëta dhe për shkak të referencës negative të cilët ata e kanë pasur për acidin zolendronikut”, thotë Trajkovski.
Ai premtoi të hënën sërish do të hapet tender i ri për të siguruar këtë ilaç, por nuk mund të jap hollësi se kur ky ilaç do të jetë i shpërndarë në barnatore.
Biba Dodeva nga Aleanca e Organizatave të Pacientëve thotë se duhet të ndërmerren masa parandaluese nga Ministria e Shëndetësisë dhe të sigurohen kushtet për trajtim mjekësor të këtyre të sëmurëve.
“Të zvogëlohet stigmatizimi që të sëmurit e kancerit nuk mund të shërohen. Por të bëhet edhe edukimi i qytetarëve për atë se sit ë veprohet në rast se janë të prekur nga kanceri. Kjo të bëhet me hyrjen në fuqi të Planit nacional për kontroll të kancerit 2016-2020”, theksoi Dodeva.
Sipas Klinikës së Onkologjisë, në Maqedoni janë të diagnostifikuar 7.330 persona me kancer. Vetëm në vitin e kaluar janë evidentuar mbi 6 mijë raste të reja, ndërsa numri i vdekshmërisë ka qenë mbi 4 mijë veta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Akuza për ngacmim seksual ndaj dy nxënëseve, jepet masa e sigurisë për mësuesin e arteve pamore në Korçës
Muzeu i Alfabetit me drejtor të ri, largohet Zait Aliu, vjen Nuer Arsllani
Rrihen mes vete babë e djalë në Prishtinë, të dy pranojnë tretman mjekësor
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Deliu: Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e grave të Krushës, por ia ndau 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Arrestohet një person në Fushë Kosovë, e kanosi bashkëshorten përmes telefonit dhe i shkonte edhe në punë
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët