LAJMI I FUNDIT:

PSP kërkon ngrirjen e pasurisë së kryetarit të Manastirit, Taleski

PSP kërkon ngrirjen e pasurisë së kryetarit të Manastirit, Taleski

Prokuroria Speciale Publike ka kërkuar ngrirjen e pasurisë së kryetarit të Manastirit Vladimir Taleski bashkë me personat tjerë, bashkëpunëtor të tij, njofton Telegrafi Maqedoni.

Informacionin e PSP të dhënë Alsat-M e përcjell Telegrafi Maqedoni ku thuhet se për 6 persona është kërkuar sigurim të pasurisë dhe pronave. E gjithë lënda dhe personat tjerë pjesmarrës i kanë shkaktuar dëm shtetit prej 22.240.891 denarë apo 350.640 euro.

Për këtë rast dy persona janë në burg shtëpiak ndërsa 9 veta e kanë të ndaluar të largohen nga Maqedonia./Telegrafi/