Anemia është një çrregullim shumë i zakonshëm i gjakut, i cili zhvillohet kur qelizat e kuqe të gjakut nuk kanë hemoglobina të mjaftueshme, ose kur numri i tyre është i vogël
Ndjeheni të rraskapitur dhe të dobët
Sipas Niket Sonpal, mjek dhe asistent i mjekësisë klinike, mungesa e hekurit si komponent i rëndësishëm i hemoglobinës shkakton lodhjen.
Mungesa e hekurit bën që të keni fuqi të ngriheni nga shtrati, por do të ndjeheni të rraskapitur për të përfunduar detyrat e ditës.
Keni preferenca të çuditshme për gjëra që nuk janë ushqim
Njerëzit të cilët janë anemikë mund të zhvillojnë një sindromë të quajtur pica, e cila shkakton dëshira të çuditshme për të ngrënë objekte që nuk janë ushqim, si pluhuri, akulli, ose balta, shpjegon Sonpal.
Keni dhimbje koke ose ndjeheni të trullosur
Dhimbja e kokës dhe marramendja mund të jenë simptoma të anemisë.
“Kjo ndodh nga mungesa e oksigjenit në tru”, thotë Sonpal dhe ndonjëherë përcillet me alivanosje.
Rrahjet e zemrës i keni të parregullta
Rrahjet e parregullta të zemrës, ose shkalla e rritur e të rrahurave të zemrës ndodh kur trupi juaj përpiqet të kompensoj mungesën e energjisë
Mbetni pa frymë
Kur organet tuaja nuk janë duke marrë oksigjen të mjaftueshëm, mushkëritë tuaja fillojnë të kompensojnë dhe te punojnë më shumë për të rritur nivelin e oksigjenit.
Duart dhe këmbët i keni gjithmonë të ftohta
Kur jeni anemik qarkullimi i gjakut është i kufizuar.
Ky qarkullim i kufizuar i gjakut në duar dhe këmbë, mund te shkaktoj ndjenjën e ftohtë dhe mpirje në këto pjesë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë është sindroma e dhimbjes miofasciale që shkakton ngurtësi të vazhdueshme?
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi
Është miratuar një trajtim i ri për një lloj kanceri të fshikëzës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'