LAJMI I FUNDIT:

Jolevski në forumin ndërkombëtar „To Be Secure“ në Budva

Jolevski në forumin ndërkombëtar „To Be Secure“ në Budva

Ministri i mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski sot dhe nesër do të merr pjesë në forumin ndërkombëtar „To Be Secure“, që do të mbahet në Budva, Mal të Zi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në konferencën në fokusin e të cilës do të jetë „Siguria globale – sfidat dhe përgjigjet“, ministri Jolevski do të flet në panelin dedikuar mbrojtjes së kufijve të Bashkimit Evropian dhe Evropës Juglindore, në respekt të krizës së emigrantëve.


Këtë vit, forumi ndërkombëtar në Mal të Zi do të tubojë në një vend përfaqësues të lartë të NATO, të vendeve anëtare dhe partnerëve. Një pjesë e oratorëve në forum, siç bën të ditur MM, janë zëvendës sekretari gjeneral i NATO, Alexander Vershbow, ministrat e jashtëm të Turqisë, Shqipërisë dhe Bosnjë Hercegovinës, Mevlut Çavushoglu, Ditmir Bushati dhe Igor Crndak si dhe ministri i mbrojtjes i Malit të Zi, Milica Pejanoviq – Gjurishiq.

Gjatë diskutimit presidencial lidhur me sigurinë dhe përgjegjësinë e përbashkët, do të jenë të pranishëm edhe presidentët e Kroacisë, Malit të Zi dhe Sllovenisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, Filip Vujanoviq dhe Borut Pahor, thuhet në njoftimin e MM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori