LAJMI I FUNDIT:

Thaçi takoi kryetarin e OVL UÇK-së, flasin për problemet e veteranëve

Thaçi takoi kryetarin e OVL UÇK-së, flasin për problemet e veteranëve

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka pritur në takim kryetarin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Smajl Elezi.

Në këtë takim, presidenti Thaçi dhe kryetari i organizatës së veteranëve të luftës kanë diskutuar për trajtimin e kësaj kategorie të rëndësishme, e cila ka dhënë shumë për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.


Gjithashtu, pjesë e diskutimit të përbashkët ishin edhe problemet me të cilat ballafaqohet Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, sidomos me çështjen e verifikimit të statusit të veteranëve.

Presidenti Thaçi theksoi se do të jetë gjithnjë i hapur për të gjitha problemet e veteranëve, që si kategori e njerëzve që kanë dhënë shumë për vendin, në Kosovë trajtohen me ligj të veçantë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori