LAJMI I FUNDIT:

‘Dozë e tepruar’ e Rolls-Royce (Foto/Video)

‘Dozë e tepruar’ e Rolls-Royce (Foto/Video)

Spofec (SPpirit OF ECstasy) është divizioni i kompanisë Novitecov, e cila është duke u marrë me modifikimin e modelit Rolls-Royce, ndërsa në ofertën e tyre gjendet edhe modeli i modifikuar Wraith i quajtur Overdose.

Spofec Wraith Overdose tani është më i gjerë në pjesën e pasme për 13 centimetra për dallim nga modeli standard, transmeton Koha.net. Overdose karakterizohet edhe me mbrojtësit e rinj nga fibra të karbonit, mbrojtësin e ri të pasmë, spoiler mbi bagazh.


Gjithashtu karakterizohet edhe me rrotat e reja prej alumini me diametër prej 22-inç, sistemin e ri të shkarkimit të gazrave nga çeliku, amortizatorët e modifikuar (tani vetura është më e ulët për 0.4 centimetra), frenat prej karbon-qeramik, si dhe me paketën për përforcimin e motorit 6.6-litër V12 në 717 kuajfuqi.

Duhet theksuar se shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë Overdose e arrin për vetëm 4,2 sekonda, ndërsa atë maksimale e ka të kufizuar deri në 250 km/h.

Duhet theksuar se shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë Overdose e arrin për vetëm 4.2 sekonda, ndërsa atë maksimale e ka të kufizuar deri në 250 km/h.

Posted by Telegrafi Auto on Wednesday, 4 May 2016