LAJMI I FUNDIT:

Në Tetovë objektet publike pa qasje për personat me handikap

Në Tetovë objektet publike pa qasje për personat me handikap

Shumë objekte publike në Tetovë nuk kanë qasje për personat që lëvizin me karrocë invalidësh. Shoqatat apelojnë që edhe pushteti lokal dhe ai qendror ti kushtojnë më tepër rëndësi këtij problemi, ka publikuar REL, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Dhjetëra shenja janë të ngjitura në muret e një numri të madh objektesh në Tetovë duke bërë me dije se aty nuk ka qasje për persona të cilët lëvizin me karrocë invalidësh, me se pasqyrohet ky problem i personave me aftësi të kufizuara. Nga shoqatat e qytetarëve puna e të cilëve është drejtuar kah nevojat e personave me handikap fizik, thonë se nuk dinë kush i ka vendosur këto shenja, por theksojnë se ata e pasqyrojnë situatën reale në Tetovë.


„Disa platforma për qasje janë ndërtuar sipas rregullave, disa jo, ndërsa një pjesë e atyre objekteve aspak nuk kanë platforma për qasje. Objekt i tillë është ndërtesa e komunës së Tetovës, ku ka platformë për qasje, por e njëjta është ndërtuar jashtë gjithë normave dhe praktikisht është e papërdorshme. Sidoqoftë, mbetet që komuna të kushtojë shumë më tepër kujdes, po ashtu edhe institucionet shtetërore të kushtojnë më tepër kujdes“, ka thënë Zoran Andonov nga Shoqata e prindërve të fëmijëve me paralizë cerebrale, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Velibor Jakimovski nga shoqata e personave me invaliditet “Mobiliteti” nga Tetova, sqaron se edhe pse arsimi i mesëm është i obligueshëm, nxënësit me invaliditet jo gjithkund kanë qasje deri në shkollë. Ai dyshon se kjo do të ndryshojë.

„Shkollat nëpër Maqedoni rinovohen. Pranuam shkresë nga ministri, që investitorët dhe drejtorët e shkollave e kanë të obliguar të sigurojnë kushte për personat me invaliditet. Ne nuk u pajtuam me shkresën e tillë, u dërguam edhe një shkresë plotësuese, thotë Jakimovski.

Përpos objekteve në Tetovë, problem për lëvizjen e personave me invaliditet paraqesin edhe veprimet e pandërgjegjshme të qytetarëve. Ata shpesh hasin në trotuare të bllokuara ose në makina të parkuara në vendet e parapara për personat me handikap.

„Qytetarët tonë duhet të jenë më të ndërgjegjshëm dhe të bëjnë kujdes ku i parkojnë makinat. Qasja është një ndër nevojat më elementare për to, që të lëvizin nëpër qytet“, thotë Adem Idrizi nga shoqata Hendimak, Tetovë.

Normat e reja ligjore për ndërtim të objekteve parashohin ndërtim të obligueshëm të platformave për qasje/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori