LAJMI I FUNDIT:

‘Vezë laramane’ për policët në Manastir (Foto)

‘Vezë laramane’ për policët në Manastir (Foto)

Revolucioni Laraman mbrëmë ka vazhduar edhe në Manastir. Mbrëmë gratë para ndërtesës së Komunës u kanë shpërndarë policëve vezë të larme që ishin në kordon, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Nëse nuk keni vezë, urdhëroni”, i porositën protestuesit policët që siguruan ndërtesën e administratës komunale, ku dhe është vendi i kryetarit të falur nga Ivanov, Vlladimir Talevski.


Shumica e policëve morën vezë. Pak nga ta e hodhën poshtë këtë gjest.

Qytetarët e Manastirit më shumë se dy javë protestojnë duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Manastirit, Vlladimir Taleski. Kundër tij dhe 11 bashkëpunëtorëve të tij dhe disa drejtorëve të shkollave, Prokuroria Speciale hapi hetim paraprake për shkak të transportit të nxënësve dhe keqpërdorimit. /Telegrafi/

Veze per policet ne Manastir