127 milionë qytetarët nga Turqia, Kosova, Ukraina dhe Gjeorgjia që do të përfitojnë nga liberalizimi i vizave, sipas një hulumtimi të bërë nga “The Telegraph” mund thjesht të zhduken sepse Bashkimi Evropian nuk ka një sistem për të zbuluar vizitorët që tejkalojnë kohën e qëndrimit në vendet e BE-së.
Komisioni Evropian pritet nesër të rekomandojë dhënien e të drejtave për të lëvizur pa viza për 75 milionë qytetarët e Turqisë, si pjesë e një marrëveshje mes BE-së dhe Ankarasë për të sistemuar emigrantët sirian.
Planet janë që rekomandim për liberalizim të vizave të jepet edhe për 52 milionë qytetarë nga Ukraina, Kosova dhe Gjeorgjia në bazë të një kufizimi radikal për këto shtete, transmeton Insajderi.com.
BE planifikon të vendos një numër të caktuar të qytetarëve që kërkojnë azil, e nëse ai numër tejkalohet BE të ketë të drejtë ta suspendoj liberalizimin e vizave.
Qytetarët e këtyre vendeve mund të qëndrojnë në zonën Shengen (që nuk përfshihet Britania) për 90 ditë si vizitë turistike ose 180 ditë për biznes.
BE-ja sipas gazetës britanike e ka pranuar se nuk ka një mënyrë sistematike që identifikon nëse qytetarët e këtyre vendeve e tejkalojnë qëndrimin e tyre në Evropë.
BE-ja pret që pas liberalizimit të vizave për këto shtete të pres mbi 250 mijë njerëz çdo vit si vizitor të vendeve evropiane.
Kjo për shkak se hyrja në zonën e lirë të udhëtimit Shengeen është ende e regjistruar vetëm me një vulë në pasaportë dhe asgjë me tepër.
Nuk ka asnjë bazë të dhënash të centralizuar që ndahet mes 26 vendeve të cilat kanë hyrë apo e kanë lënë zonën Shengen. Përderisa disa vende kanë të ruajtura bazat e të dhënave, qytetarët mund të lëvizin lirshëm nëpër Evropë duke shkuar nga një vend në vendin tjetër.
Bashkimi Evropian i ka thënë ‘The Telegraph” se është duke punuar në krijimin e një “super-kompjuteri” në të cilat do të hynë të gjitha të dhënat për hyrje-daljet e vizitorëve që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian.
Zyrtarët e BE-së kanë fajësuar qeveritë e ndryshme kombëtare që kanë bllokuar këtë projekt që ka nisur në vitin 2012.
Deri atëherë qytetarët që nuk janë banorë të Bashkimit Evropian por që mund të udhëtojnë në vendet e BE-së pa viza mund ta shkelin kohën e qëndrimit në ndonjë shtet evropian duke pasur pak fat në kufij të ndryshëm.
Timothy Kirkhope, një ish-ministër i emigracionit në BE ka thënë se BE-ja në fakt nuk e ka asnjë ide të saktë sesi do të mund t’i kthente qytetarët që shkelin kohën e qëndrimit.
“BE nuk e di saktësisht se si do të veprojë nëse një qytetar e shkel këtë kohë. Do të angazhojë polici ekstra për t’i arrestuar apo vetëm do të pres që ata të lajmërohen vet apo të zihen në ndonjë vepër”, thotë ish-ministri.
E ka media të ndryshme evropiane që kanë nisur të shtrojnë dilemat nëse liberalizimi i vizave për këto vende është gjë e duhur apo jo, pikërisht për shkak të mungesës së një forme specifike që do të mund ta rregullojë kohën e qëndrimit të qytetarëve që nuk janë pjesë të BE-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve