Kriza politike ka bërë që kompanitë në Maqedoni të ulin produktivitetin e tyre, si dhe të mos mendojnë fare për rritjen e numrit të punësuarve, pasi siç thonë, nga partnerët e tyre të jashtëm, janë paralajmëruar se mund t’i anulojnë marrëveshjet për bashkëpunim, njofton Radio Evropa e Lirë.
Maraija Zarezankova-Potevska, eksperte e ekonomisë, thotë se nëse zgjat kriza politike, Maqedonia do të përballet me anulimin e marrëveshjeve që kanë kompanitë e huaja duke i dhënë një goditje të fortë ekonomisë së vendit.
Zarezankova thotë se nuk ka shkop magjik për zgjidhjen e problemeve në sektorin e biznesit, por zgjidhja e krizës politike do të reflektojë me sinjale pozitive edhe në ekonomi.
“Duhet pasur frikë nga anulimi i marrëveshjeve të ndryshme që kanë biznesmenët vendorë me kompanitë e huaja, të cilët duket se tashmë kanë filluar të shprehin shqetësimin për të bashkëpunuar me një vend që nuk ka stabilitet, siç është Maqedonia. Anulimi i marrëveshjeve të këtilla do të sjellë pasoja shumë negative për Maqedoninë”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Marija Zarezankova-Potevska.
Ndërkaq, për afaristin Venko Gligorov, çdo krizë reflekton negativisht në biznes.
Gligorov thotë se, për fat të keq, kriza në Maqedoni është e shtresuar në më shumë dimensione. Në njërën anë, janë rendet negative të klimës ekonomike në botë dhe në anën tjetër, bizneset në Maqedoni përballen me mungesën e sundimit të drejtësisë, mosefikasitetin e administratës, kthetrat e strukturave të pushtetit që mbajnë nën kontroll çdo pore të biznesit dhe së fundmi kemi protestat dhe kundër-protestat.
“E para, nga jashtë, kur shohin se ka trazira fillojnë të bëjnë porosi në një afat më të shkurtër kohor dhe u shmangen marrëveshjeve afatgjate. Nëse fillojnë të anulohen marrëveshjet me partnerët e jashtëm, kjo do të bllokojë punën e kompanive vendore, me këtë dhe ekonominë e Maqedonisë në përgjithësi”.
“E dyta, produktiviteti i punëtorëve të cilët punojnë në kompaninë time, po edhe në kompanitë tjera, në këtë moment, është shumë më i ulët. E dini, të gjithë janë të preokupuar me politikën, frikën nga devalvimi i denarit, pamundësinë e shlyerjes së kredive dhe mospagesën e faturave dhe shumë më pak i përkushtohen punës. Kjo krizë dhe situatë pa rrugëdalje, fillon të bllokojë çdo gjë”, thekson afaristi Andonovski.
Edhe Visar Ademi, ekspert i ekonomisë, thotë se me gjithë fushatat e qeverisë për inicimin e punësimeve në sektorin privat, zhvillimet e fundit veçanërisht politikat e gabuara të qeverisë, kanë bërë që kompanitë të mos mendojnë fare për rritjen e numrit të punësuarve.
“Tanimë një kohë të gjatë duket se nuk ka vende të reja të punës në sektorin e biznesit, sektor i cili duhet të jetë lokomotivë e një ekonomie të shëndoshë. Por, në Maqedoni një punë mund të sigurohet vetëm në administratën publike, qoftë në pushtetin qendror, apo atë komunal”, thotë Ademi.
Edhe Oda Ekonomike e Maqedonisë javën e kaluar ka shprehur shqetësimin për ndikimin e zhvillimeve politike në vend në zhvillimin e ekonomisë.
Pjesa më e madhe e anëtarëve të Odës Ekonomike gjatë realizmit të një ankete kanë theksuar se nga partnerët e tyre të huaj kanë marrë paralajmërime për anulimin e bashkëpunimit me kompanitë e Maqedonisë.
Afaristët kanë ndezur alarmin se në momentin që kjo do të zbatohet, do të ketë impakt të drejtpërdrejtë negativ, në prodhimin e kompanive të Maqedonisë, ndërkohë që kompanitë thonë se do të jenë të detyruar të zvogëlojnë dhe numrin e të punësuarve,si rrjedhojë e problemit me moslikuiditetin e kompanive./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë