LAJMI I FUNDIT:

Bëhet muze shtëpia e lindjes së Muhammad Ali (Video)

Bëhet muze shtëpia e lindjes së Muhammad Ali (Video)

Shtëpia e njeriut që u bë legjendë e boksit, Muhammad Ali, në të cilën ai u rrit, është hapur për publikun të dielën (1 maj) si një muze kushtuar boksierit dhe familjes së tij.

Ceremonia e prerjes së shiritit është mbajtur në “3302 Grand Avenue” në Louisville, Kentucky dhe ishte ndjekur nga Muhammad Ali dhe vëllai i tij më i ri, Rahman Ali, njofton Reuters, transmeton Klan Kosova.

“Jam shumë i emocionuar, është sikur një Krishtlindje për mua, një fillim i ri”, ka thënë Rahman, kur është pyetur se si ndihej që shtëpia e tij po rinovohej dhe po kthehej në muze.


Shtëpia ku Cassius Clay dhe vëllai i tij Rudolph jetuan nga viti 1947 deri më 1961, para se të ndërronin emrat e tyre, ishte e boshatisur derisa atë e bleu një avokat, George Bochetto dhe sipërmarrësi i pasurive të patundshme, Jared Weiss, i cili e rinovoi atë dhe e ktheu në muze.