Sa herë ju ka ndodhur të teshtini disa herë rresht, para se të qetësoni hundën më në fund? Sipas shkencës një rritim i bezdisshëm në hundë, çon në tre teshtima rresht.
Shkencëtarët shpjegojnë se teshtima është një nxjerrje e fuqishme e ajrit nga mushkëritë, për shkak të një presioni me 160km/h dhe që nxjerr jashtë 2000 deri në 5000 baktere, gjë që ndodh si pasojë e një alergjie apo irritimi të caktuar.
Ndodh që të teshtimë për shkak të një infeksioni në rrugët e frymëmarrjes, sepse kemi ftohtë, alergji apo prej irritimeve të tjera.
Elementët irritues nuk janë të vetmit që shkaktojnë teshtimë, pasi disa persona vuajnë nga teshtima reflekse, që shkaktohen prej dritave të forta.
Si funksionon teshtima?
Praktikisht ne kemi një nerv, nervin trigemin, i ndërtuar nga fibra të ndjeshme, të cilat arrijnë mukozën e hundës, të cilët kur stimulohen nga agjentë të jashtëm aktivizohen dhe dërgojnë sinjale në muskuj të ndryshëm si diafragma, laringu dhe faringu dhe reagojnë me një presion të fuqishëm, përmes teshtimës.
Por pse ndodhin tre teshtima?
Për të shpëtuar nga një “agjent irritues”, pikë së pari duhet boshatisur hunda (teshtima e parë), më pas duhet afruar në hundë (teshtima e dytë) dhe më pas duhet nxjerrë jashtë (teshtima e tretë).
Nuk duhet ndaluar teshtimën që është në progres
Sipas mendimit të Alan Wildit, kirurg i qafës dhe i kokës dhe profesor i otorinolaringologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Saint Louis, nuk rekomandohet të shërbeheni me asnjë metodë për ndaljen e teshtimës, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për shtrëngimin e hundës ose të ashtuquajturës teshtitje me buzë të mbyllura.
Megjithatë, është e rëndësishme të bëhet dallimi mes nxitjes për të teshtirë dhe vetëteshtitjes.
Fërkimi i hundës, frymëmarrja e thellë përmes hundës dhe shtypja e buzës së sipërme nën hundë mund të shmang nevojën për teshtitje, por vetë procesi i teshtitjes nuk guxon të ndërpritet pasi të ketë filluar njëherë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025