LAJMI I FUNDIT:

Pochettino dëshiron të bëhet Sir Alexi i Tottenhamit

Pochettino dëshiron të bëhet Sir Alexi i Tottenhamit

Mauricio Pochettino ka thënë se te Tottenham Hotspuri mund të bëhet si Sir Alex Fergusoni që ishte te Manchester Unitedi, pasi pranoi të vazhdojë kontratën me klubin londinez.

Pochettino, 44-vjeçar, ka bërë të ditur dje se është marrë vesh me Tottenhamin që të vazhdojë kontratën edhe për dy vjet.

Spurs do të humbin garën për titull nëse Leicesteri fiton nesër të dielën kundër Manchester Unitedit, por Pochettino shpreson se ekipi i tij i ri do t’i ndihmojë atij që të krijojë trashëgimi siç krijoi Fergusoni në Old Trafford prej vitit 1986 deri më 2013.

“Pse jo? Sir Alex Fergusoni është njeri i veçantë”, ka thënë Pochettino. “Atij i është dhënë siguria që të krijojë trashëgiminë e tij te Manchester Unitedi. Unë besoj se edhe ne jemi të veçantë dhe mund ta krijojmë [trashëgiminë] së bashku këtu”.