Sot një delegacion i deputetëve serb të Kuvendit të Republikës së Kosovës vizituan Komunën e Prishtinës. Kjo vizitë ishte pjesë e vizitave që deputetët serb po i organizojnë në të gjitha komunat në Kosovë.
Delegacioni përbëhej nga deputetët Slavko Simic, Nenad Rasic, Milka Vuletic, Milena Milicevic dhe Bojan Mitic.
Gjatë takimit delegacioni i Kuvendit u interesua për gjendjen e përgjithshme në komunën e Prishtinës me fokus të veçantë në situatën e qytetarëve Serb në komunën e Prishtinës.
Kryetari Ahmeti potencoi planin e reformave në komunën e Prishtinës dhe punën në përgjithësi.
Me theks të veçantë u diskutuan çështjet e rëndësishme për komunitetin serb, në disa lokacione në Prishtinë, ku u diskutua për projektet e implementuara deri tani dhe ato të cilat priten që të implementohen gjatë vitit.
U theksua edhe bashkëpunimi me komunat e tjera në regjionin e Prishtinës.
Të dyja palët u pajtuan se integrimi socioekonomik i të gjitha komuniteteve mbetet synim kryesor.
Kryetari Ahmeti foli edhe për tregun e prodhimeve vendore si një projekt i rëndësishëm i integrimit ku përmes mundësisë për fermerët të të gjitha nacionaliteteve të shesin në tregjet e Prishtinës do të ndërtohet edhe një urë ekonomike në mes të komuniteteve.
Në takim u diskutua edhe çështja e objektit të Kishës Ortodokse Serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës.
Përderisa deputetët shprehën shqetësimin për gjendjen ekzistuese dhe statusin e ardhshëm të Kishës, kryetari Ahmeti potencoi edhe një herë se kjo çështje është politikisht e ndjeshme dhe se do të procedohet me kujdes.
Përderisa Komuna e Prishtinës nuk ka përgjegjësi për gjendjen e tashme të sigurisë, u diskutua për nevojën e definimit të statusit ligjor të këtij ndërtimi.
“Komuna e Prishtinës çdo ndërtim në Prishtinë e trajton sipas ligjeve në fuqi prandaj edhe ka bërë thirrje që të paraqitet i gjithë dokumentacioni ekzistues në Komunë për ta trajtuar më tutje. Çështja e pronësisë së tokës, destinimit të saj dhe çështje të tjera të lirive fetare janë përgjegjësi të institucioneve të tjera relevante në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Kryetari Ahmeti i ftoi deputetët që edhe në të ardhmen të vizitojnë komunën e Prishtinës dhe të interesohen për të gjitha çështjet e ndërlidhura me komunën dhe jo vetëm ato të komunitetit serb. Ahmeti kërkoi nga deputetët që të angazhohen që sa më parë të kalojë ligji për kryeqytetin që tash e 8 vjet nuk kalohet nga Kuvendi edhe pse Kushtetuta e kërkon një gjë të tillë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Mëngjesi me ngrica - pasdite diell dhe vranësira
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj