LAJMI I FUNDIT:

AAM apelon për bojkot të konkursit për „barokizimin“ e „Ibni Pajko“

AAM apelon për bojkot të konkursit për „barokizimin“ e „Ibni Pajko“

Asociacioni i arkitektëve të Maqedonisë (ААМ) i fton të gjithë anëtarët e tij të mos marrin pjesë në tenderin e shpallur nga Qyteti i Shkupit, për përpunimin e projektin themelor për rekonstruktimin e fasadës së ndërtesës „Ibni Pajko“. Ndërtesa markante në qendër të Shkupit është në rrezik të procesit të „barokizimit“, për të cilën tashmë është përpiluar projekti ideor nga autorët Lazar Dimov dhe Nikola Stakinov, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Njohuritë tona janë se edhe krahas përpjekjeve disavjeçare, edhe krahas premtimeve të dhëna se kësaj radhe do të meremetohet edhe fasada e pasme, Qyteti i Shkupit nuk ka pëlqim nga banorët për ndryshim të fasadës“, informojnë nga AAM.

Nga ААМ konsiderojnë që mënyra e vetme për ti dhënë fund përdhosjes së qytetit është bojkoti i arkitektëve i shprehur me mospjesëmarrje në përpilimin e projekteve të porositura. „Arsyetimet e një pjese të kolegëve se përpilimi i projektit themelor nuk do të thotë edhe pronësi autoriale e veprës, deri diku janë të sakta, por kjo do të thotë se je bashkëpjesëmarrës në  shkatërrimin e qytetit“, theksojnë nga AAM. Autoritetet e qytetit para disa ditësh e shpallën konkursin për përpunimin e projektit themelor për rekonstruktimin e fasadës së ndërtesës së njohur në sheshin „Filipi i dytë“. Qyteti i Shkupit pret që ofertat e firmave të interesuara tu dorëzohen më së voni deri më 3 maj.


Nga ААМ bënë të ditur që autori i ndërtesës banesore-afariste „Ibni Pajko“është Gligorie Tomiq (1886-1971), me prejardhje nga Krusheva./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Kalo në kategori