IPKO ka bërë të ditur se pas investimeve fillestare që ajo i ka bërë në shtrirjen e rrjetit mobil dhe atij fiks në Kosovë, kur ka investuar qindra miliona euro në krijimin e infrastrukutrës bazë, investimet e saj vjetore pas vitit 2010 arrijnë mesatarisht në 14 milionë euro.
IPKO e ka mbyllur vitin 2015 me të ardhura të përgjitshme të cilat kanë arritur në 69,1 milionë euro, shpenzime prej 45,5 milionë euro, EBITDA prej 23,6 milionë euro dhe 24 për qind më shumë investime kapitale, të cilat kanë arritur në 17,2 milionë euro. Investimet e përgjithshme kapitale të kompanisë në ekonominë e Kosovës që nga viti 2007 e deri më sot kanë arritur në 284.9 milionë euro.
Në konferencën e fundit për media që ka mbajtur IPKO është thënë se rritja e kompanisë në telefoninë mobile ka qenë e madhe, sidomos në pesë vitet e fundit.
Gjatë vitit të kaluar, IPKO ka thënë se në mesatare, mbi 140 klientë të biznesit kanë kaluar në rrjetin e saj mobil.
Përveç prezantimit të rezultateve financiare të vitit 2015, IPKO ka prezantuar edhe disa statistika interesante për biznesit e saj gjatë vitit të kaluar, si dhe për trendet e telekomunikimeve nga të cilat është ndikuar edhe Kosova.
IPKO ka thënë se prej vitit 2011 e deri në fund të vitit të kaluar, rrjeti mobil IPKO ka dyfishuar numrin e përdoruesve të saj mobil, përkatësisht ka arritur që për këtë periudhë të kalojë nga 330 mijë përdorues mobil në rreth 620 mijë përdorues aktivë.
Ngjashëm ka bërë edhe në segmentin fiks, ku në 2011 kompania ka pasur rreth 60 mijë familje të cilat i ka shërbyer me internet dhe TV digjital, ndërsa tani ka thënë se numri i familjeve kosovare që i shërben me këto dy produkte të saj është 120 mijë.
Megjithatë, trendi më mbresëlënës i kompanisë IPKO gjatë vitit 2015 ka ndodhur në segmentin e bizneseve, ku rritja ka shkuar deri në 80 për qind e numrit të ri të përdoruesve mobil që janë pjesë e bizneseve në Kosovë, ndërkaq gjatë periudhës së njëjtë kohore është raportuar se rritja në shërbimet e internetit për biznese ka arritur në mesataren prej 15 për qind.
Në fund është thënë se numri i familjeve të reja kosovare që kanë kaluar në shërbimet e internetit të IPKO-së për vitin 2015 ka arritur mesataren prej 10 për qind. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit