LAJMI I FUNDIT:

Dëgjoni si i bie pianos, punonjësi i një deponie mbeturinash (Video)

Dëgjoni si i bie pianos, punonjësi i një deponie mbeturinash (Video)

Në një deponi mbeturinash që ndodhet në Tyneside të Londrës, një punëtor e ka ‘kthyer në jetë’, një piano të vjetër.

Glen Akenclose ka ekzekutuar në instrumentin e braktisur, për të disponuar kolegët dhe vizitorët, transmeton Telegrafi.


I ulur në një makinë për larjen e rrobave, 25-vjeçari i veshur me uniformën fluoreshente i ka rënë tasteve, ndërsa ende kishte të veshura dorezat e punës.

“Kam thënë se di të luaj piano”, thotë ai para kamerës, për melodinë që e ka mësuar duke përcjellë video tutoriale në YouTube.

Në regjistrimin e publikuar më poshtë, mund të dëgjoni se si i bie Akenclose pianos, ndërsa në sfond dëgjohen zhurmat nga bartja e gjësendeve të ndryshme. /Telegrafi/