Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, u takua sot në Bruksel me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.
Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe komisionerja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë Federica Mogherini dhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, u bisedua për avancimin e proceseve integruese evropiane të Kosovës, për procesin e liberalizimit të vizave dhe për zhvillimet tjera.
Presidenti i KE-së, Juncker, ka përgëzuar për progresin e arritur në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave.
Juncker, po ashtu, theksoi përkrahjen e KE-së për Kosovën në proceset e tjera eurointegruese
Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë, për hapat që po ndërmerren në zhvillimin ekonomik dhe reformat tjera për fuqizimin e gjithanshëm të shtetit.
Kryeministri Mustafa veçoi rëndësinë që ka për Kosovën hyrja tashmë në fuqi e MSA-së, duke theksuar pritjet legjitime të qytetarëve të Kosovës për liberalizimin e vizav e.
“Qeveria e Kosovës ka punuar me përkushtim maksimal në përmbushjen e të gjitha kritereve dhe rekomandimeve për këtë proces. Qytetarët e Kosovës e meritojnë që sa më parë t’iu mundësohet lëvizja e lirë në vendet e Bashkimit Evropian, të drejtë që e gëzojnë të gjithë qytetarët e vendeve të tjera të rajonit. Sa i përket liberalizmit të vizave tashmë presim vetëm vendimin e BE-së”, tha kryeministri Mustafa.
Mustafa takimin me kreun e Komisionit Evropian e ka komentuar edhe përmes një postimi në Facebook, duke thënë se rruga evropiane e Kosovës është rrugë e vlerave tona të përbashkëta.
“Sapo përfundova takimin sot në Bruksel me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. Rruga evropiane e Kosovës është rrugë e vlerave tona të përbashkëta. Këto vlera respektohen nga institucionet më të larta të BE-së. Evropa është shtëpia e qytetarëve tanë”, ka shkruar ai.
Gjatë takimit, është biseduar edhe për vazhdimin e procesit së dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze