LAJMI I FUNDIT:

PDSH takohet me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

PDSH takohet me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike Shqiptare, Nënkryetari Orhan Ibrahimi, Sekretari gjeneral Azem Sadiku si dhe koordinatori i grupit parlamentar Imer Aliu, sot në Shkup realizuan takim me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës e përfaqësuan Stefan Schennach, si edhe nga anëtarë Frank Jensen nga Norvegjia (Partia Popullore), Erik Kros (Estoni- Liberal), Tom Packalen (Finlandë – Konservativ), Andrej Hunko (Gjermani – e majta e bashkuar), Lis Kristofersen (Norvegji – Grupi socialist), Valeriu Giletçi (Moldavi – Partia Popullore), dhe Bogdan Torcatoriu nga Rumunia – sekretar i delegacionit.

”Në takim u diskutua rreth zhvillimeve të fundit politike, përfaqësuesit e PDSH-së vlerësuan se maqedonia gjendet në krizë të thellë politike dhe para një sfide shumë të madhe, si dhe potencuan se prioriteti i PDSH-së ka qenë dhe vazhdon të jetë organizimi i zgjedhjeve fer, të lira dhe kredibile dhe jo data e mbajtjes së tyre, me të vetmin qëllim eliminimin e parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve.


Përfaqësuesit e PDSH-së gjithashtu theksuan se ngecja e proceseve integruese dhe mosrealizimi i të drejtave të shqiptarëve vazhdojnë të jenë shqetësimi kryesor i Partisë Demokratike Shqiptare.

Përfaqësuesit e PDSH-së i siguruan bashkëbiseduesit se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë të jetë pjesë e proceseve demokratike dhe perspektivës euro-atlantike!” thuhet në njofimin e lëshuar nga Shërbimi për Informim në PDSH./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori