LAJMI I FUNDIT:

Lazarevik: Nga izolimi i Maqedonisë, dobi do të ketë vetëm qeveria

Lazarevik: Nga izolimi i Maqedonisë, dobi do të ketë vetëm qeveria

Izolimi ndërkombëtar i Maqedonisë si masë kundër qeverisë aktuale dhe partisë në pushtet VMRO-DPMNE nuk është një zgjidhje e përshtatshme për zgjidhjen e krizës së madhe politike dhe trazira civile.
Në vend të dekurajimit, ajo do të nxisë rritje të qeverisë kundër BE dhe retorikën kundër NATO, thotë Vlladimir Lazarevik, kryetar i lëvizjes qytetare “Ka të ardhme” në shkrimin e botuar të edicionit të përditshëm në një prej gazetave më prestigjioze në botë Financial Times, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Shkrimi është reagim i tekstit me titull: BE shqyrton masa për të ngrirë ambiciet e Maqedonisë për anëtarësim.

‘Nga izolimi i Maqedonisë shfrytëzim të vetëm do të ketë Qeveria, e cila realisht punon me zell për ta larguar vendin nga BE dhe NATO. BE duhe të gjejë mënyra sesi të zbatojë masa të drejtëpërdrejta kundër individëve të cilët nxorrën penjtë e jostabilitetit, krimit dhe korrupsionit. Shteti ka nevojë për një formë të re të udhëheqësisë që do të krijojë dialogun mes grindjeve të elitave politike dhe shoqërisë civile të shqetësuar. Në vitin 2001, Maqedonia ka përjetuar ngadalësimin e parë pas konfliktit të armatosur e cila ishte nga kryengritësit shqiptarë. Atëherë, Maqedonia kishte lidership të fuqishëm në personalitetin e Boris Trajkovskit, i cili vdiq në një aksident ajror. Fuqia e lidershipit të Trajkovskit dhe diplomacisë së aftë mundësoi nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit e cila solli paqe dhe prosporitet në vend. Për fat të keq, këto ditë, paraqitja dhe veprimet e kryetarit Ivanov shkaktoi zemërim dhe padrejtësi, dhe është më shumë një mungesë për shtetin dhe qytetarët, se mbështetja e nevojshme’, shkruan Vladimir Llazarevik për Financial Time. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Liderët e Koalicionit

Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori