LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: KMDLNJ duhet të forcojë edhe më shumë rolin e saj

Thaçi: KMDLNJ duhet të forcojë edhe më shumë rolin e saj

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar drejtorin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, të cilin e përgëzoi për punën dhe të arriturat e KMDLNJ-s.

“Është ndër organizatat e para në Kosovë që ka mbrojtur të drejtat e njeriut”, u shpreh presidenti Thaçi, duke lavdëruar punën e saj para lufte, në raportimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kosovë, thuhet në njoftimin e Presidencës.

“Puna e juaj është e rëndësishme për të kaluarën, por edhe më e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi, shtohet më tej.


“Keni rol në identifikimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut”.

Kurse, drejtori Shala, sipas njoftimit, tha se Kosova, kur është fjala për të drejtat e njeriut, në shumë aspekte është më mirë se rajoni, ndonëse kjo duhet vlerësuar në kontekst të kapaciteteve të kufizuara të Kosovës për shkak të nivelit të përgjithshëm të zhvillimit të vendit.

Roli i KMDLNJ-s në forcimin e demokracisë, duke bërë monitorim të zgjedhjeve dhe duke qenë pjesë e reformës elektorale, monitorimi i proceseve gjyqësore dhe gjendjes në burgjet e Kosovës ishin tema tjera që u diskutuan në këtë takim.

“KMDLNJ duhet të forcojë edhe më shumë rolin e saj”, përfundoi presidenti Thaçi, duke rikonfirmuar përkrahjen e tij si President i Kosovës për këtë institucion. /Telegrafi/