Autoriteti i Konkurrencës si një institucion tepër i rëndësishëm për rregullimin e tregut të Kosovës, ka pesë vjet që nuk është funksional. Ngecja e këtij autoriteti ka shkaktuar dëme të mëdha në treg, ku mundësitë për krijim të monopolit kanë qenë shumë të mëdha.
Këto u thanë sot në Komisionin Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, gjatë shqyrtimit të emrave të propozuar nga Qeveria për anëtarët e rinj në Autoritetin e Konkurrencës.
Deputetët duke vlerësuar rëndësinë e këtij Komisioni për konkurrencën e lirë në treg, theksuan se shumica e kandidatëve të propozuar nuk i plotësojnë kushtet profesionale, meqë nuk kanë përvojë në biznes përveçse në pozita institucionale. Por, pavarësisht kësaj, ata kërkuan votimin e tyre, sepse Autoriteti rrezikon të mbes edhe më tutje si jo funksional.
Kryetari i Komisionit, Muhamet Mustafa, tha se ky Autoritet duhet të jetë me përbërje shumë profesionale. Ai pati dëshirë që këta kandidatë të ishin së paku edhe ekonomistë të mirë për këtë organ i cili ka peshë në rregullimin e tregut.
“Unë I kam parë CV-të e kandidatëve, kisha pas dëshirë që në përbërje të ketë ekspert më të fort të ekonomisë dhe të mikro-ekonomisë që merren me konkurrencën… ndoshta ju mungon një përvojë biznesore”, tha Mustafa.
Deputeti dhe anëtari tjetër i këtij Komisioni, Besim Beqaj tha se me përjashtim të njërit prej kandidatëve, të tjerët nuk kanë aspak përvojë në këtë lëmi. Të tjerët sipas tij kanë njohuri edhe përvojë institucionale e cila nuk reflekton në ruajtjen dhe mbrojtjen e konkurrencës.
“Sa i përket këtij bordi, unë i pash CV-të. Ky është bord jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse ka të bëjë me konkurrencën. Me përjashtim të njërit nga kandidatët, as një prej tyre nuk kanë përvojë … të tjerët kanë njohuri edhe përvojë institucionale e cila nuk reflekton në ruajtjen dhe mbrojtjen e konkurrencës. Po të isha unë në proces nuk kisha me i kaluar në këtë procedurë, për shkak se nuk kanë përgatitje e cila ka të bëjë me ruajtjen dhe reflektimin sa i përket konkurrencës”, tha Beqaj.
Megjithatë, deputeti tjetër i PDK-së dhe anëtarë i këtij Komisioni, Raif Qela tha se duke parë rëndësinë e këtij Autoriteti që rregullon tregun nga rreziqet për krijim të monopolit, nuk do të voton kundër kësaj përbërje.
“Autoriteti i Konkurrencës si një institucion tepër i rëndësishëm për rregullimin e tregut të Kosovës, qe pesë vjet nuk është funksional, ka qenë pjesërisht funksional deri në vitin 2013. Si i tillë ka shkaktuar dëme të mëdha të tregut të Kosovës, ku mundësitë për krijim të monopolit kanë qenë shumë të mëdha dhe ato mundësi janë shfrytëzuar ku ka pasur dëme të mëdha në tregun e Kosovës për shkak të ngecjes së këtij autoriteti”, tha deputeti Qela.
Qeveria e Kosovës, ditë më parë, kishte propozuar këta emra për përbërjen e re të AKK-së: Kujtim Raçi për kryetar, Ahmet Krasniqi për zëvendëskryetar dhe anëtarët Mehmet Ballazi, Fatime Haziri dhe Sokol Krasniqi.
Ndërsa në takimin e sotëm, Komisioni parlamentar për Zhvillim Ekonomik shqyrtoi edhe raportin me amendamente të projektligjit për energjinë elektrike, ku deputeti Besim Beqaj nga Grupi Punues tha se projektligji për energjinë në nenin 13 ka qenë diskutabile lidhur me kompetencat e bordit, respektivisht për përgjegjësitë në raport me Qeverinë dhe Kuvendin, kurse për çështjet tjera sipas tij nuk ka as një nen diskutabil për këtë projektligj.
Sipas projektlig jit në fjalë, bordi i KEK-ut mbetet përgjegjësi e Qeverisë për menaxhim, kurse për KOST-in mbetet përgjegjësia tek Kuvendi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/f1309527-e577-4288-a563-50c1d2040ec2-780x439.jpg)
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/54b2311b-022b-4cdc-870c-c60023986cf7-780x439.jpg)
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
![Rritja e çmimeve, Kosova bëhet pjesë e bojkotit të supermarketeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-bojkoton-780x439-1.jpg)
Rritja e çmimeve, Kosova bëhet pjesë e bojkotit të supermarketeve
![Dashuria fillon në Central Park!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikull-1-780x439.png)
Dashuria fillon në Central Park!
![Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Baneri.png)
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi