LAJMI I FUNDIT:

Kosova e Shqipëria me program për unifikimin e mësimit të gjuhës shqipe në diasporë

Kosova e Shqipëria me program për unifikimin e mësimit të gjuhës shqipe në diasporë

Menjëherë pas përfundimit të takimit të grupit të punës për implementimin e marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë, ministri i Diasporës, Valon Murati, u prit në një takim edhe nga Lindita Nikolla, ministre e Arsimit dhe e Sportit e Shqipërisë.

Vëmendja e këtij takimi është përqendruar në lidhje me përmbushjen e detyrave që dalin nga Marrëveshja e përbashkët për unifikimin e mësimit të gjuhës shqipe në diasporë.

Në këtë kontekst, dy ministrat u pajtuan që fushata për ndërgjegjësimin e pjesëtarëve të diasporës lidhur me rëndësinë e mësimit të gjuhës shqipe duhet të fillojë sa më shpejt.


Po ashtu, Murati dhe Nikolla u dakorduan për një agjendë të përbashkët në javët e ardhshme, për t’u takuar personalisht me shoqatat në diasporë, në mënyrë që para tyre të prezantohet puna e bërë lidhur me hartimin e kurrikulës së unifikuar, standardizimit të procesit mësimor, dhe e gjithë kjo të bëhet në frymën e sensibilizimit të diasporës sonë për këtë proces.

Dy ministrat janë dakorduar që në mbledhjen e paraparë në fund të majit, mes dy qeverive, të nënshkruhet edhe një marrëveshje që do të ratifikohet në kuvendet përkatëse të dy vendeve, ashtu që dy qeveritë t’i marrin përsipër edhe obligimet financiare që dalin nga procesi i implementimit të kësaj marrëveshjeje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori