LAJMI I FUNDIT:

Hazard nuk largohet nga Chelsea

Hazard nuk largohet nga Chelsea

Anësori i Chelseat, Eden Hazard ka konfirmuar se ai nuk e ka ndërmend të lëvizë nga Stamford Bridge, pas formës jo të mirë që po kalon tek ‘Blutë’.

Pas një kohe të gjatë, Hazard zhbllokoi vetën e tij duke shënuar dy gola ndaj Bournemouth dhe tani pret një sezon shpërthyes vitin e ardhshëm.

”Që nga fillimi tifozët e Chelseat ishin prapa meje. Sezonin e kaluar, ata ishin fantastikë; ky sezon ka qenë i vështirë për mua, por ata kanë qenë gjithmonë pas meje, që është gjë shumë pozitive”.


”Ne ende kemi të shkruajmë ca histori së bashku dhe ne jemi gati për të ardhmen”, u shpreh belgu.