LAJMI I FUNDIT:

PSP godet ”Agjencinë e Rrugëve të Maqedonisë”, kërkon dokumenta nga viti 2007

PSP godet ”Agjencinë e Rrugëve të Maqedonisë”, kërkon dokumenta nga viti 2007

Sot me urdhër të Prokurorisë Speciale Publike, inspektorët janë futur në Agjencinë e Rrugëve të Maqedonisë ku kanë kërkuar të gjitha dokumentet nga viti 2007 deri në vitin 2012.

Dyshohet se dokumentet nga kjo Agjenci mund të zhduken dhe në këtë mënyrë lëndët e proceduara kundër funksionarëve në pushtet do të ishin gjysmake ose nuk do të kishte mundësi që të përfundonin deri në fund, raporton TetovaSot.

Prokuroria Speciale Publike deri më tani në opinion ka paraqitur disa lëndë, ku tek disa prej tyre është kërkuar edhe masa e paraburgimit për disa ish funksionar maqedonas.
Përndryshe, Gjykatat në Republikën e Maqedonisë kanë refuzuar që t`i marrin parasysh kërkesat e kësaj Prokurorie./Telegrafi/