LAJMI I FUNDIT:

Barca pas talentit të Chelseat

Barca pas talentit të Chelseat

Është raportuar se skuadra e Barcelonës është duke e monitoruar situatën e lojtarit të Chelseat, Robert Kenedy.

El Mundo Deportivo ka raportuar se krerët dhe skautët e Barcelonës janë ndarë të kënaqur me paraqitjet e mira të tij në Ligën Premier teksa synojnë transferimin e tij.


Në anën tjetër është thënë se lojtari në fjalë me shumë dëshirë e mirëpret interesimin e Barcelonës për shërbimet e tij.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh gjatë verës pasi që me ardhjen e Antonio Contes në krye të skuadrës londineze do të ketë largime të shumta. /Telegrafi/