Ja çka mund të ndodh në Maqedoni ndërmjet protestuesve dhe kontra-protestuesve (Video)
Në Maqedoni një grup qytetarësh të drejtën për të protestuar e shfrytëzon për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisjes në vend. Ndërkohë që grupi tjetër të drejtën në fjalë e shfrytëzon për ta shprehur pakënaqësinë ndaj pakënaqësisë së grupit të parë, respektivisht të shpreh mbështetje për udhëheqësit aktual të pushtetit shtetëror., njofton Portalb. Historikisht rrallë ka ndodhur që në të njëjtin vend, njëkohësisht të takohet grupi protestues me atë kundër-protestues. Por në raste të tilla konflikti i interesave dhe armiqësia ideale shndërrohet në konflikt verbal e fizik për “T’i qeruar hesapet”.
Serbi, 1996
Protestat dhe kundër-protestat karakterizuan Serbinë, në kohën kur në pushtet qe Millosheviçi me Partinë Socialiste të Serbisë. Studentët dhe opozitarët kishin protestuar për 34 ditë, pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve lokale. Por më 24 dhjetor u zhvilluan 3 demonstrata: marshi protestues i 40,000 studentëve, protesta opozitare e koalicionit të a.q. ‘Zajedno’ (300,000 njerëz) dhe kundër-protesta, e a.q. ‘Nasa Borba’ (sipas disa të dhënave 60,000 serbë të moshuar bashkë me milicët, e sipas disa të dhënave tjera 500,000 serbë nga të gjitha qytetet tjera arritën në Beograd me autobusë, në mbrojtje të presidentit të atëhershëm socialist).
Studentët dhe opozitarët protestues disa herë u zmbrapsën dhe u ulën në rrugë, për të treguar se nuk donin dhunë. Megjithatë konflikti verbal mes tyre dhe kundër-protestuesve mbaroi në konflikt fizik. Më vonë policia arriti ta detyrojë turmën e protestuesve të largohet, ndërsa përdori gaz lot-sjellës dhe ushtroi edhe më shumë dhunë ndaj të mbeturve. Aty aktivisti opozitar, Predrag Starčević u rrah për vdekje dhe shumë të tjerë (nga të dy palët) u plagosën rëndë.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=60&v=eEl-d3EfEAI
Hong Kong, 2014
‘Revolucioni Ombrellë’ ishte një seri e protestave, e cila zgjati që nga 26 shtatori deri më 15 dhjetor, të vitit 2014 në Hong Kong. Në çdo kohë mbi 100,000 protestues të ulur nëpër rrugë kërkonin zgjedhje të drejtpërdrejta të kryetarit të vendit dhe anulimit të vendimit që Komiteti Zgjedhor t’i paraqiste 2-3 kandidatët, të cilët pastaj do t’i votojë populli.
Protestuesit nuk u tërhoqën edhe pas taktikave të ndryshme të policisë, si: përdorimi i gazit lotsjellës. Ata kishin okupuar udhëkryqet më të frekuentuara dhe kishin bllokuar komunikacionin, gjë e cila ndikoi në formimin e grupit kundër-protestues. Më 4 tetor ky grup marshoi në mbrojtje të policisë, respektivisht të qeverisë aktuale dhe me arsyetimin se ky okupim ishte ilegal shprehu mbështetje që policia t’i përdorte armët. U plagosën 518 persona dhe afërsisht 1000 persona u arrestuan nga policia.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProjekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri