LAJMI I FUNDIT:

OSBE thotë se procesi zgjedhor po shkon normalisht

OSBE thotë se procesi zgjedhor po shkon normalisht

OSBE ka njoftuar se në mëngjese janë hapur të gjitha qendrat e grumbullimit dhe deri më tani procesi po shkon normalisht.

OSBE më herët ka sqaruar se do të ndërmarrë një operacion të grumbullimit të votave për t’iu mundësuar personave me të drejtë vote në Kosovë qasje në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.


Misioni i OSBE-së patë thënë se në këtë ditë do të hapë pesë qendra me degë përkatëse nëpër Kosovë, dhe stafi i OSBE-së do të jetë prezent në secilën prej tyre.

Numërimi i votave do të bëhet sipas marrëveshjes me OSBE-në, në qytetet e Vranjës dhe Rashkës të Serbisë.