Agjencia e Akreditimit e Kosovës pritet që t’i shpallë rezultate e akreditimit për Universitetin e Prishtinës më 6 korrik. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Këshillit Shtetëror të Cilësisë në këtë agjenci, Blreim Rexha, i cili ka njoftuar se deri tash në mungesë të stafit janë anuluar 38 kërkesa për akreditim.
Në një intervistë për Kosovapress, Rexha ka thënë se mbledhja e fundit ku aprovohen ose jo programet, mbahet me këtë datë, derisa menjëherë publikohen edhe rezultatet për UP-në.
“Më 6 korrik është mbledhja e bordit dhe në mbledhje ne presim që të aprovohen gjegjësisht t’i refuzojmë raportet që vijnë nga ekspertët, ndërsa nëse nuk kalojnë në atë mbledhje mbesin të trajtohen në mbledhjen e ardhshme që pritet të mbahet kah fundi i gushtit apo fillimi i shtatorit”, tha ai.
Sipas Rexhës, përveç UP-së që qëndron pak më mirë me staf akademik, institucionet tjera të arsimit të lartë publik e privat, problemet kryesore i kanë në këtë drejtim.
Vetëm në mbledhjen e fundit të bordit që është mbajtur më datë 14 prill, Rexha tha se nga 67 programe studimit sa kanë qenë në proces janë refuzuar më shumë se gjysma e tyre.
“Një prej tyre ka qenë aprovimi i kërkesave të bartësve të arsimit të lartë për të vazhduar procesin për riakreditim të institucioneve publike dhe private dhe tani mund të iu them që bordi ka vepruar ashtu konform kërkesave edhe të Udhëzimit administrativ për tre doktor shkence për program studimit dhe nga gjithsej 67 programe sa kanë qenë për aprovim apo vazhdim të programit të studimit të tyre, bordi i ka aprovuar 29 kërkesa për të vazhduar procedurat për akreditim pa paragjykuar tani përfundimin që mund të japin ekspertët e vlerësimit, ndërsa që në start i ka refuzuar 38 kërkesa për riakreditim të programeve të studimit për mungesë të stafit të nevojshëm të kërkuar sipas UA 2/2013 neni 11 për tre doktor shkence”, ka deklaruar ai.
Rexha ka shtuar se ndër programet që janë shqyrtuar në mbledhjen e fundit në AKA, shumica janë institucione private por bëjnë pjesë edhe universitetet publike tani të sapoformuara siç është Universiteti i Mitrovicës, i Pejës dhe i Prizrenit, të cilave iu kanë refuzuar të gjitha programet e doktoratës.
“Këshilli Shtetëror i Cilësisë i ka refuzuar aplikacionet e Universitetit të Mitrovicës për nisjen e procedurave për studime të doktoratës në mungesë të kuadrove, ka refuzuar nisjen e akreditimit për programe të studimit për shkenca kompjuterike në gjuhën boshnjake në Universitetin e Prizrenit, në mungesë të stafit akademik, e kemi refuzuar po ashtu Universitetin e Pejës me disa programe, ku mungon stafi akademik dhe mund të them që në mënyrë të njëtrajtshme dhe me të njëjtat përmasa i kemi llogaritur edhe institucionet private edhe institucionet publike, ato të cilat nuk i plotësojnë kushtet i kemi refuzuar, ato që i kanë plotësua kushtet, i kemi kaluar dhe i kemi nisur procedurat për ri-akreditim”, është shprehur ai.
Rexha është shprehur se të gjithë janë refuzuar për shkak të mungesës së stafit akademik edhe pse ka pas edhe probleme tjera si ngarkesa e stafit akademik, infrastruktura, publikimet, stafi administrativ etj.
Megjithatë, kryetari i bordit të Agjencisë, ka thënë se institucionet mund të ri-aplikojnë me programet e tyre dhe nëse arrijnë t’i plotësojnë kërkesat ligjore, mund të shqyrtohen në mbledhjen e radhës që pritet të mbahet para muajit shtator.
“Afati për aplikim është i vazhdueshëm, por nëse duan që të akreditohen këtë vit akademik, atëherë duhet që menjëherë të ngrisin kapacitetet e tyre njerëzore, në rend të parë duhet të kenë tre doktor shkence për program studimi dhe mund të aplikojnë në çdo kohë, për këtë ne e kemi lënë një mbledhje në korrik që mund ta aprovojmë kërkesën e tyre në një mbledhje që ne tani e quajmë mbledhje online me ekspertët ndërkombëtarë. Por me ta ne duhet të takohemi edhe fizikisht që të mund ta provojmë kërkesën e tyre në fund të majit dhe pastaj që ne deri në mbledhjen e korrikut dhe mbledhjen shtatorit të mund t’i kryejmë procedurat tjera për ekipin vlerësues dhe raportin final. Prandaj ne i ftojmë të gjithë ata që kësaj radhe nuk iu ka pranu aplikacioni i tyre të vijnë të aplikojnë duke i plotësuar kushtet”, ka deklaruar ai.
Zyrtarët e Agjencisë së Akreditimit të Kosovës kohë më parë kanë deklaruar se dy të tretat programeve të studimit në nivel vendi nuk kanë mbulueshmëri me staf akademik duke e pas parasysh se për secilin program studimi duhen më së paku tre doktorë të shkencave të fushës së caktuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë