LAJMI I FUNDIT:

Burg për gjashtë zyrtarë komunalë të Drenasit (Video)

Burg për gjashtë zyrtarë komunalë të Drenasit (Video)

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtorë gjashtë zyrtarë të komunës së Drenasit duke i dënuar disa prej tyre me burgim për shpërdorim të detyrës.

Flora Krasniqi, zyrtare në urbanizëm, Shqipe Kuliqi ish-zyrtare në urbanizëm tani zyrtare në drejtorinë e arsimit, Ajet Demiri ish-drejtor i urbanizmit tani asamblist, Abit Zariqi zyrtar ne drejtorin e urbanizmit, Xhavit Nebihu, ish-zyrtar në urbanizëm, tani sekretar i zyrës së kuvendit dhe Besim Tahiraj, zyrtar i ndërtimit në urbanizëm janë dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton KTV.

Të akuzuarat, Flora Krasniqi dhe Shqipe Kuliqi, pavarësisht që punët nuk kishin përfunduar, kishin bërë pranimin teknik të një ndërtese kolektive, e cila është e dedikuar për familje në kushte të rënda ekonomike.


E, rreth kësaj çështjeje, në Komunën e Drenasit nuk kanë dashur të prononcohen, duke thënë që nuk kanë vendimin zyrtar nga Gjykata Themelore.

Banorët u shprehën të zhgënjyer me qeverisjen komunale, duke thënë se nuk besojnë që ndonjëherë do t’ua rregullojnë ndërtesën.

Sipas banorëve, organet e drejtësisë nuk po bëjnë punën e tyre.

https://vimeo.com/163931793