LAJMI I FUNDIT:

Klopp mbron politikat e tij të formacionit

Klopp mbron politikat e tij të formacionit

Bosi i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka mbrojtur politikat e tij rreth formacionit.

Klopp ka bërë 10 ndryshime në formacionin e tij fitues ndaj Bournemouthit dhe ai ka arsyetuar këtë gjë.

“Unë respektoj garat 100 për qind. Unë gjithmonë bëj formacione për të fituar ndeshjet, jo për t’i pushuar lojtarët”.


“Unë betohem se do të humbisnim ndaj Bournemouthit me formacion tjetër. Unë bëra ndryshimet për të fituar ndeshjen, jo për ndonjë arsye tjetër”.

“Ne do të bëjmë një ekip të mirë edhe për ndeshjen e ardhshme. Do të jetë e vështirë. Nëse ekipet tjera kanë frikë nga ekipet për mbijetesë, atëherë edhe ne kemi. Respektojmë kampionatin dhe kjo është evidente”, u shpreh Klopp. /Telegrafi/