Cilat janë më të këqija për linjën e trupit: ëmbëlsirat apo njelmësirat?
Një hulumtim ku janë përfshirë 209 vogëlushë, ka treguar se ëmbëlsirat janë shumë më të dëmshme për peshën e trupit
Njerëzit zakonisht mund të radhiten në dy kategori sipas asaj se çka dëshirojnë të hanë. Disa dëshirojnë kek, çips, flips të njelmëta më shumë se një çokollatë, ndërsa të tjerët kënaqen me ëmbëlsira dhe nuk mund ta shtyjnë asnjë ditë pa së paku një ëmbëlsirë.
Edhe pse edhe njëra edhe kategoria tjetër bëjnë pjesë në ushqimin jo të shëndetshëm, si duket ëmbëlsirat janë shumë më të dëmshme për peshën e trupit.
Në të vërtetë, hulumtimi ka treguar që ata të cilat kanë zgjedhur të hanë ëmbëlsira në vend të çipsit rrezikohen më shumë nga shtresat dhjamore. Kështu kanë treguar hulumtimet e Universitetit të Michiganit, transmeton Telegrafi.
“Kemi zbuluar që vogëlushët të cilët hanë ëmbëlsira dhe jo gjëra të njelmëta, pas racionit, kanë më shumë rrezik të shtojnë peshën”, thotë dr. Julie Lumeng, e cila ka udhëhequr studimin.
Në hulumtim janë përfshirë 209 vogëlushë, të cilët një orë nuk kanë ngrënë asgjë, e më pas kanë ngrënë racion të fortë, ndërsa për fund u janë ofruar për desert gjëra të njelmëta. Fëmijëve u është thënë të hanë sa të duan.
Vogëlushët moshës midis një dhe tre vjeçësh, të cilët kanë kërkuar ëmbëlsira dhe të cilët kanë qenë të shqetësuar kur u është marrë ushqimi, me kalimin e kohës kanë fituar në peshë, ndërsa fëmijët të cilët kanë ngrënë gjëra të njelmëta nuk kanë fituar në peshë.
“Tendenca që të hani edhe kur jeni të ngopur shtohet me kalimin e viteve dhe mund të keni pasoja gjatë tërë jetës për shkak të peshës trupore”, thotë dr. Lumeng. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje