LAJMI I FUNDIT:

The Financial Times: Politikanët e Maqedonisë mund të futen në listë të zezë të Schengen-it

The Financial Times: Politikanët e Maqedonisë mund të futen në listë të zezë të Schengen-it

Gazeta amerikane, The Financial Times, shkruan se shefat e diplomacive të BE-së kanë diskutuar për politikanët maqedonas dhe për mundësinë e futjes së tyre në listë të zezë të Schengen-it, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj gazete, vendimi nuk është sjellë ende, megjithatë, sipas tyre, BE-ja mendon për sanksionimin e udhëheqësisë së VMRO-DPMNe-së, si edhe ngrirjen e integrimeve euro-atlantike.

The Financial Times shkruan se përveç tërheqjes së rekomandimit për fillimin e bisedimeve me BE-në, Brussels mund të mos e ftojë Maqedoninë në samitin e NATO-s./Telegrafi/