LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Progres në pikë kalimet e përhershme kufitare të IBM-së

Tahiri: Progres në pikë kalimet e përhershme kufitare të IBM-së

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka deklaruar se ka përparime të rëndësishme në përgatitjet për ndërtimin e gjashtë pikëkalimeve të përhershme kufitare të IBM-it, në pajtim me marrëveshjen e Brukselit në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Ajo ka thënë se faza e parë e projekteve është në finalizim e sipër, ndërsa pastaj vijojnë fazat tjera të projektimit final të ndërtesave të përhershme të pikëkalimeve kufitare mes dy shteteve. Ky projekt madhor për Kosovën financohet nga Bashkimi Evropian.

BE ka përzgjedhur organizatën UNOPS për agjenci zbatuese të këtij projekti si në Kosovë e po ashtu edhe në Serbi. Ndërtimi do të përfshijë të gjitha gjashtë pikë-kalimet kufitare në mes të dy shteteve dhe do të kushtoj rreth 24 milionë euro të ndara nga fondet IPA të BE-së për të dyja shtetet.


“Nga ana e saj, Qeveria e Kosovës është duke i përmbushur sipas afatit të gjitha obligimet që ndërlidhen me zbatimin e marrëveshjes për IBM dhe aspektit të ndërtesave të përhershme, pasi tashmë është duke i bërë shpronësimet për lokacionet ku do të vendosen ndërtesat e pikë kalimeve kufitare si dhe obligimet tjera rreth këtij procesi”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se UNOPS ka kryer survejimet topografike dhe gjeoteknike të tokës dhe shumë shpejtë do t’i paraqes për aprovim dizajnët e ndërtesave.

Nga muaji korrik deri në gusht të vitit 2016 do të tenderohet projekti dhe ndërtimi pritet të filloj në mes të muajit shtator në PKK-në e IBM-së në Merdare, një muaj më vonë në PKK Mutivodë dhe në mes të nëntorit PKK Bërnjak, ka theksuar Ministrja Tahiri, e cila ka thënë se projektet e lokacioneve janë përfunduar dhe për opinionin publik po i ndajmë pamjet e dizajnëve. /Telegrafi/

1 2 3 4 5 6

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori