Të vetmuarit kanë mundësi tri herë më të mëdha, të pësojnë sulm në zemër
Hulumtuesit britanik kanë shikuar të dhënat e afro 200 mijë personave të vetmuar, dhe kanë zbuluar se 29 për qind e tyre kanë sëmundje të zemrës, ndërsa 30 për qind e tyre kanë pësuar sulm në zemër.
Sipas kësaj, është kërkuar një intervenim i shpejtë, për të ndihmuar ‘epideminë e qetë’, që është duke i mbytur shumë njerëz, që jetojnë të izoluar dhe pas askënd afër.
Sipas pjesës më të madhe të studimit, është gjetur se izolimi social është i ngjashëm me dëmet që i shkakton ankthi, apo stresi që krijohet nga puna, transmeton Telegrafi.
Më herët, ekspertët kanë kërkuar që të bëhet më shumë kundër vetmisë, sepse ndikon në shëndet dhe në mirëqenien, por tani po konsiderohet si afati i fundit, sepse faktet flasin për një problem serioz.
“Kemi gjetur se njerëzit që kanë lidhje të dobëta sociale, e kanë gjendjen e zemrës, pothuajse të njëjtë me ata që kanë përjetuar infarkt. Në të shumtën e rasteve, njerëzit e izoluar kanë simptoma në zemër, njëjtë sikurse ata që përjetojnë ankthe apo të stres të madh” thuhet në hulumtimin e bërë nga Universiteti i Newcastle dhe ai i Liverpulit.
“Shoqëria angazhohet shumë për njerëzit me mbipeshë, apo ata që kanë probleme me mungesë të lëvizjes, por nuk e kthen kokën nga personat e vetmuar. Kjo është një epidemi që po zgjerohet, ndërsa ka pasoja fatale” thuhet më tej rreth këtij studimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe