LAJMI I FUNDIT:

Sherifi, Molliqajt: A ndjen sadopak përgjegjësi personale për gjendjen e opozitës?

Sherifi, Molliqajt: A ndjen sadopak përgjegjësi personale për gjendjen e opozitës?

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, mbrëmë në një intervistë për RTK-në nuk është ndalur së akuzuari dy partitë opozitare AAK-në e Nisma për Kosovën se kanë dëmtuar bllokun opozitar.

Ai madje i ka quajtur këto dy subjekte argatë të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

E, lidhur me këto akuza të Molliqajt, sekretari i Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë për Telegrafin se kjo nuk do të duhej të ishte mënyra e përmbylljes së një etape shumë të suksesshme të bashkëpunimit.


Ai madje i ka parashtruar një pyetje Molliqajt, se a ndjen sadopak përgjegjësi personale për gjendjen në të cilën ka ardhur blloku opozitar?

Sherifi ka shtuar se do të ishte mirë që nëse rrugët do të ndahen, kjo të bëhet me dinjitet.

“Më së miri do të ishte që, nëse gjithsesi rrugët do të na ndahen, atëherë këtë ta bëjmë me dinjitet dhe ta lëmë  mundësinë që në të ardhmen sërish të bashkëpunojmë”, ka thënë Sherifi për Telegrafin.

Ai ka shtuar se nëse Vetëvendosje me çdo kusht tenton ta paraqes vetën si ‘engjëll’ atëherë kanë çfarë të thonë edhe ata.

“Nëse me çdo kusht tentojnë që veten ta portretizojnë si engjëll ndërsa të tjerët si demon atëherë sigurisht që edhe ne kemi çka të themi”, u shpreh Sherifi, duke shtuar se “nëse  nuk arrijmë të gjejmë mënyrë për të vazhduar bashkëpunimin atëherë së paku mos të përbaltim njëri tjetrin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori