LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Shumica e serbëve kanë marrë letërnjoftimet e Kosovës

Tahiri: Shumica e serbëve kanë marrë letërnjoftimet e Kosovës

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka deklaruar se shumica e serbëve kanë marrë letërnjoftimet e shtetit të Kosovës si rezultat i dialogut të Brukselit.

Ajo tha se në vitin 2011 është arritur Marrëveshja për Lëvizjen e Lirë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, kjo marrëveshje ka bërë që shumica e serbëve të Kosovës të marrin letërnjoftimet e shtetit të Kosovës.

“Ky është një zhvillim pozitiv që e ka ndryshuar gjendjen pozitivisht sepse që nga përfundimi i luftës e deri me fillimin e dialogut të Brukselit, serbët e Kosovës me ndikimet negative të Beogradit kishin refuzuar të bëhen pjesë e sistemit shtetëror të Kosovës dhe të marrin letërnjoftimet e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.


Sipas njoftimit, pas angazhimeve maksimale të Qeverisë së Kosovës në dialogun e Brukselit, shumica e pjesëtarëve të minoritetit serb tash janë pjesë e sistemit dhe pjesë e institucioneve shtetërore të Kosovës, në nivel qendror dhe lokal dhe ky progres ka të bëjë me riintegrimin e minoritetit serb në jetën publike dhe shoqërore të shtetit tonë.

“Mirëpo edhe më tutje një pjesë e vogël e serbëve të Kosovës ende nuk i kanë marrë letërnjoftimet e Republikës së Kosovës, këtë çështje ne e kemi ngritur në Bruksel për të kërkuar angazhimin e Bashkimit Evropian për të zgjidhur këtë çështje dhe për të ndaluar ndikimet negative të Beogradit. Ne i kemi paralajmëruar masat e ndalesës si dhe i ftojmë të gjithë personat e komunitetit serb që ende nuk i kanë marrë letërnjoftimet e Kosovës që sa më shpejtë të aplikojnë dhe të pajisen me letërnjoftimet e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, kjo çështje është ngritur në takimin e pardjeshëm në Bruksel dhe pavarësisht se pala serbe ka mohuar që ende strukturat paralele i lëshojnë këto leje situata në terren është ndryshe.

“Prandaj, ne si Qeveri e Kosovës së bashku me Bashkimin Evropian do ta zgjidhim përfundimisht këtë problem dhe së shpejti gjithë ata persona që ende nuk i kanë dokumentet shtetërore të Kosovës do t’i kenë ato. Sikur edhe në fushat e tjera ku përmes dialogut të Brukselit kemi arritur dhe po arrijmë integrimin e komunitetit serb sidomos nga pjesa veriore e vendit tonë duke shuar strukturat paralele ashtu siç është rasti me shuarjen e policisë paralele serbe, pastaj të ashtuquajturën ‘mbrojtja civile’, strukturat paralele të drejtësisë, në të njëjtën mënyrë do të merr fund edhe problemi i përdorimit të letërnjoftimeve ilegale në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori