LAJMI I FUNDIT:

Çfarë prone posedon Igor Tanturovski, kryetari i ri anti-korrupsion

Çfarë prone posedon Igor Tanturovski, kryetari i ri anti-korrupsion

Igor Tanturovski është kryetari i ri i Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit. Ai vjen në vend të Goran Milenkov, të cilit i përfundoi mandati, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas listës anketuese të cilën ai e ka dorëzuar deri te institucioni me të cilin tani drejton, Tanturovski si pronë personale ka paraqitur tre banesa, një banesë të trashëguar prej 90 metra katrorë në Shkup, banesë në Ohër prej 44 metra katrorë, po ashtu e trashëguar dhe një banesë prej 50 metra katrorë, në posedim përmes Marrëveshjes për shitblerje në Shkup.

Për asnjërën nga banesat nuk ka dhënë vlerë. Si pronë personale ka paraqitur edhe një garazh prej 20 metra katrorë në Shkup, ndërsa në emër të bashkëshortes ka paraqitur një banesë prej 31 metra katrorë në Beograd. Ai drejton një Peugeot 407, me vlerë prej 350 mijë denarë, ndërsa bashkëshortja Reno Clio, me vlerë prej 75 mijë denarë. Ka paraqitur qira mujore prej 15 mijë denarë, ndërsa në emër të bashkëshortes ka paraqitur edhe një qira në vlerë prej 160 euro në muaj. Me bashkëshorten kanë një kredi prej 1.6 milion denarësh, ndërsa si pronë personale ka depozitë të afatizuar prej 30 mijë denarësh./Telegrafi/