LAJMI I FUNDIT:

Ja si i sheh prindërit foshnja e porsalindur (FOTO)

Ja si i sheh prindërit foshnja e porsalindur (FOTO)

Hulumtuesit e Institutit të Psikologjisë në Universitetin e Oslos dhe në Universitetin Uppsala kanë bërë një studim interesant me foshnje të porsalindura.

Ky studim ka zbuluar se distanca maksimale që një bebe mund të dalloj se a jeni nervoz apo të lumtur është 12 inç (30 cm), transmeton Telegrafi.

Nëse distanca rritet për 24 inç (60 cm) apo më shumë, imazhi përkeqësohet dhe bebja nuk mund t’i dalloj shprehjet e fytyrës.


Sipas profesorit Svein Magnussen, të porsalindurit janë të aftë t’i imitojnë shprehjet e fytyrës të të rriturve që nga dita e parë e jetës së tyre. Por, kjo nuk do të thotë se ata e kuptojnë saktësisht se çfarë një shprehje e caktuar e fytyrës do të thotë.

Sidoqoftë, nëse dëshironi që foshnja t’ju sheh, vetëm afrohuni më shumë. /Telegrafi/