Ç’është kjo ngarendje për të gjetur heronj dhe tradhtarë? Ç’është ky ngulmim, tash në vitin 2016, për të vlerësuar figurat e perënduara? Fadil Hoxha, Nderi i Kombit? Fadil Hoxha, tradhtar? Ngjashëm edhe me figurat tjera komuniste të pas-Luftës së Dytë Botërore. Kujt po i nevojitet ky vrap i çmendur dhe cilat janë frytet që mund t’i vjelim nga krejt kjo hallakamë? A ka heronj dhe tradhtarë periudha nën regjimin komunist dhe kush janë ata?
Nga kampet naziste të përqendrimit na vjen një tregim. Një tregim dhe një mësim. I lodhur e i dërmuar, narratori na e pikturon skenën makabre. Brenda telave, qenie gati të dehumanizuara që po vdisnin urie. Tregimtari na thotë se banorët lokalë, duke ndjerë thirrjen e fundit të humanizmit, vinin afër telave dhe hidhnin shporta me bukë. Tek vendi ku binte buka, ndodhte një skenë e llahtarshme, ku s’mund të afroheshin të gjithë, e as tregimtari ynë. Ata që kishin ende forcë, por që po harronin me shpejtësi çdo ndjenjë njerëzie, nën një tymnajë pluhuri, klithjesh e kacafytjesh, rrëmbenin ato copa bukë. I dëshpëruar dhe i pafuqi, tregimtari ynë po shikonte këtë skenë, kur një burrë thatim e i imtë ia ofroi një thelë buke. Ky e mori atë, por nuk mundi të mos e pyeste si ia bënte që ia arrinte të afrohej aty. Një qenie në buzë të varrit, i shfytyruar, me rrudha si brazda të thella, por çuditërisht me një buzëqeshje shpërfillëse, thatimi e tërhoqi anash dhe i tregoi. Kur të fortët afroheshin me vrull, rrëmbenin copat e bukës, i fusnin në xhepa, donin ende më tepër dhe fillonin kacafytjen, britmën e shtyrjet, atëherë ky iu afrohej nga prapa dhe ua merrte disa thela nga xhepat. Kështu, mbijetonte…
Sistemet totalitare janë kampe të mëdha përqendrimi. Të tilla kanë qenë, dhe janë, të gjitha regjimet komuniste. I tillë, sidomos deri në vitin 1966, ka qenë edhe regjimi komunist në ish-Jugosllavi. Pastaj, kampi zgjeroi liritë e veta, po mbeti se mbeti një kamp i përqendrimit, ku liria është nën një kontroll të rreptë të aparatit të sofistikuar totalitar. Dhe, çfarë mund të ketë në një kamp përqendrimi?
Në një kamp të përqendrimit nuk ka luftë. Në të vërtetë ka vetëm një luftë: për të mbetur njeri, për të mos u shndërruar në kafshë. Duke qenë një ambient i tillë, aty nuk ka heronj e as nuk ka tradhtarë. Në të vërtetë, ka pak heronj, por ata vdesin menjëherë. Në të vërtetë, ka pak tradhtarë, por ata dehumanizohen, shndërrohen në kafshë. Dhe kafshëve nuk mund t’u jepen etiketa politike. Tradhtar, renegat, kuisling, kolaboracionist, Juda, esatpashë, janë vlerësime për njerëz, jo për qenie të dehumanizuara që gjallojnë në hapësira për jetë të zhveshur.
Prandaj, kot e keni marrë këtë vrull. Kot e keni që po nguteni, që po vraponi, që po hallakateni të vlerësoni figura të perënduara tashmë. Nuk do t’ia arrini. Të paktën jo ju që i keni përgatitur tashmë etiketat dhe vlerësimet. As ju që po dëshironi të gjeni heronj, e as ju që po ngulmoni të gjeni tradhtarë. Asnjëra palë. Fadil Hoxha nuk ka qenë as hero, e as tradhtar. Edhe të jesh hero, edhe të heshtësh për Masakrën e Gjilanit, të Drenicës dhe të Tivarit, nuk shkojnë të dyja. Edhe tradhtar, edhe të përpiqesh me krejt qenien për mbijetesën – dikur, për pak kohë, prosperitetin – e një populli në një kamp përqendrimi, të dyja nuk shkojnë bashkë. Fadil Hoxha dhe gjenerata e tij kanë qenë prijës të një popullate të dëshpëruar në një epokë të dëshpëruar. Nuk kanë qenë heronj, por as tradhtar. Nganjëherë, kur të fortit përplaseshin, këta nxirrnin nga një troshë buke për ne….
Komunizmi nuk ka qenë kohë e pëlleshme për heronjtë. Përveç për heronj të vdekur. Dhe, shqiptarët – edhe atëherë, po edhe tash – nuk i kanë shtyrë prijësit e tyre të jenë heronj të vdekur. Këtë provim shqiptarët e Kosovës e kanë kaluar me sukses. Nuk kanë kërkuar të pamundshmen. Atyre u ka mjaftuar që prijësit e tyre, kur të kenë mundësi, ta bëjnë gjënë e duhur. Shpesh, këta liderë – për zgjedhjen e të cilëve, ç’është e vërteta, shqiptarët kush s’i ka pyet – e kanë bërë këtë, por mundësi kanë pasur shumë pak.
Megjithatë, është edhe një provim që shqiptarët e Kosovës e kanë kaluar. Nuk e di nëse kishim më pak gjemba në telat përreth, apo ishim më të fortë a më të mirë. Por, e di se nga kampi i përqendrimit kemi arritur të dalim si njerëz. Në fund të viteve ‘80-të dhe në fillim të viteve ‘90-të të shekullit të kaluar, është parë se shumë nga viktimat e kampeve të komunizmit nuk e kanë fituar këtë betejë. Prandaj, së paku, ne mund të krenohemi më këtë. Jo më shumë!
Ndaloni vrapin e çmendur për të gjetur heronj dhe tradhtarë! Nuk do t’ia arrini! Nuk ka të tillë! Krejt çfarë do të gjeni, është një shqiptar Kosove, i lodhur, i sfilitur, i goditur, shpesh i çoroditur, i dëshpëruar e me pak energji, vullnet dhe elan. Por, brenda guacës që ai ka krijuar për të mbijetuar, do të gjeni ende një njeri. Një njeri! Ky është heroi i vetëm i asaj kohe. Shqiptari i Kosovës që ka dal nga kampi i përqendrimit si njeri, si një qenie që i ka rezistuar dehumanizimit.
Duke ditur tragjeditë e epokës dhe duke parë shembuj të tjerë, kjo duhet trajtuar si sukses. Po ashtu, si alarm për të shikuar nga e ardhmja, jo nga e shkuara.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërplasjet për doracakët "Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues", tri komunat që udhëhiqen nga opozita ndalojnë përdorimin e tyre
Mike Tyson e goditi me shuplakë Jake Paulin gjatë matjeve zyrtare, incidenti përfundoi me kërcënime
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit
"Nga rivalë politikë në shokë": Videoja virale e gjeneruar me Al shfaq Trumpin dhe Bidenin duke shijuar momente të këndshme së bashku
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët