LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e kësaj vitamine po jua shkakton dhimbjet në shpinë!

Mungesa e kësaj vitamine po jua shkakton dhimbjet në shpinë!

Dhimbjet në nyejt dhe shpinën tuaj mund të mos shkaktohen nga mosha, pesha, lloji i punës apo nga niveli i aktiviteti.

Në fakt, kjo dhimbje mund të shkaktohet nga ushqimi që jeni duke e ngrënë apo duke mos e ngrënë!

Një hulumtim ka zbuluar se dhimbjet e nyejve mund të shkaktohen për shkak të mungesës së vitaminës D. Mund të jetë shumë e vështirë të merrni dozën e rekomanduar të vitaminës D çdo ditë, e veçanërisht nëse nuk konsumoni ndonjë dietë të shëndetshme, transmeton Telegrafi.


Veç kësaj, hulumtuesit kanë cekur se dhimbjet në nyej dhe shpinë mund të keqësohen si pasojë e mungesës së vitaminës D dhe mund të zgjasin më shumë.

Burimi më i mirë i vitaminës D është dielli. Thjesht qëndroni 10 minuta në ditë në rreze të diellit dhe do të furnizoheni me sasinë e rekomandueshme të vitaminës D. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori