LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Reformat e ndërmarra po japin rezultate konkrete në ekonomi

Mustafa: Reformat e ndërmarra po japin rezultate konkrete në ekonomi

Reformat që i ka ndërmarr Qeveria e Kosovës, sipas kryeministrit Isa Mustafa, janë duke dhenë rezultate konkrete. Këto komente ai i ka bërë gjatë hapjes së “Panairit 2016”, të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), në objektin e panaireve.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ministrat e Qeverisë së Kosovës, përfaqësues të asociacioneve të bizneseve nga Austria, Shqipëria dhe vendet e tjera, si dhe shumë përfaqësues të bizneseve kosovare.

Kryeministri Isa Mustafa pasi ka përgëzuar organizatorët para të pranishmëve, tha se ky panair po merr përmasa gjithnjë e më të gjera dhe gjithnjë e më të diversifikuar në pikëpamje të pjesëmarrjes së firmave të ndryshme, por edhe të mallrave të cilat po prezantohen.


“Dëshiroj po ashtu të shpreh kënaqësinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunimin që kemi pasur deri më tani me Odën Ekonomike të Kosovës, me asociacione të tjera të bizneseve, në ndërtimin e politikave ekonomike, dhe politikave fiskale, të cilat konsideroj se janë gjithnjë e më të pranueshme për biznesin dhe po japin rezultatet e tyre konkrete”, tha kryeministri.

Po ashtu Mustafa tha se gjatë gjithë vitit të kaluar ka pas një bashkëpunim të afërt me bizneset.

“Kemi bërë disa reforma të rëndësishme sa i përket politikave fiskale të cilat në pikëpamje të deklarimit të bizneseve po shprehen pozitivisht në të bërit biznes dhe në një ambient krejtësisht më të mirë ekonomik sesa që kemi pasur deri më tash. Qeveria do të vazhdojë edhe më tutje me ndryshime, varësisht nga dialogu ynë dhe varësisht nga disponimi dhe kërkesat e bizneseve. Do të vazhdojmë po ashtu të krijojmë një ambient për t’i përgatitur bizneset tona që të implementojnë Marrëveshjen për Stabilizim Asociim, për të cilën tani edhe presidenti i Republikës së Kosovës foli para jush, dhe veçmas po përgatitemi që të punojmë bashkërisht në implementimin e programit të Korporatës së Sfidave të Mileniumit si një përkrahje tepër e madhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zhvillimin ekonomik, në reformat sociale dhe në ndërtimin e shtetit ligjor”, tha kryeministri.

Duke uruar edhe njëherë për këtë organizim shumë të mirë, kryeministri Isa Mustafa shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës që në vazhdimësi të bashkëpunojë dhe të ndërtojë politikat ekonomike të cilat mund t’i ndihmojnë më së miri zhvillimit ekonomik dhe gjenerimit të punësimit. /Telegrafi/

ZKM-18

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Kalo në kategori