Buzët mund të tregojnë shumë për shëndetin tuaj.
Ndryshimi i ngjyrës mund të tregoj ekzemë, alergji, anemi dhe shumë probleme tjera.
Është e domosdoshme që çdo femër të ketë buzë të bukura, të shëndetshme dhe të mirëmbajtura. Megjithatë, ndryshimet si herpesi, fisura apo plasaritja nuk janë vetëm problem estetik i padëshiruar, por lidhen edhe me gjendjen shëndetësore të të gjithë organizmit.
Buzë të zbehta
Mund të jetë shenjë e kapilareve të ngushta dhe sinjalizon mungesën e hemoglobinës në gjak që është anemia, mund të tregojë probleme kronike të mushkërive apo zemrës.
Buzë të kuqe të ndritshme
Nga ana tjetër, nëze buzët janë me ngjyrë të kuqe të ndritshme, kjo tregon kapilaret e zgjeruara. Këto ndryshime mund të jenë shenjë e gjëndrrës tiroide të tepruar, rritja e ritmit të zemrës dhe presioni i lartë i gjakut.
Buzë të errëta
Nëse buzët ju theksohen shumë në ngjyrë, ose të kuqe të errët apo ngjyrë kafe, atëherë trupi dërgon sinjale se keni probleme me sistemin e tretjes, apo jeni jotolerant ndaj disa ushqimeve të caktuara, të tilla si gluteni.
Buzë me ngjyrë vjollcë
Kjo ngjyrë e buzëve është më shqetësuese për shkak se ajo vjen si rezultat i çrregullimeve të koagullimit dhe dëmtimit të organeve. Para vdekjes zakonisht buzët marrin këtë lloj ngjyre.
Buzë me vijë të theksuar me ngjyrë
Nëse lëkura rreth buzëve është e kufizuar me ngjyrë të kuqe, ky është shpesh rezultat i konsumit të tepërt të pijeve me gaz. Përveç kësaj, mund të paraqiten edhe për shkak të alergjisë nga pasta e dhëmbëve, kozmetikës etj.
Buzët e plasaritura
Lëkura e tillë mund të jetë shenjë e diabetit dhe kjo gjendje quhet si ekzemë e buzëve. Lëkura në buzë përmban pak gjëndrra, andaj edhe janë më shumë të prirura për çarje dhe plasaritje në krahasim me pjesët tjera të trupit. Kjo dukuri paraqitet për shkak të erërave dhe ajrit të thatë.
Buzë të ënjtura
Kjo mund të jetë simptomë e problemeve të tretjes apo alergji nga ndonjë lloj i caktuar i ushqimit, probleme me traktin e tretjes.
Njolla të kuqe në buzë
Rrathë apo qarqe të kuqe që shfaqen në skajet e buzëve mund të jenë simptomë e mungesës së vitaminës B në trup, por mund të ndodhë edhe si rezultat i “infektimit” për shkak të pirjes nga gota e të tjerëve. Gjtihashtu mund të jetë shenjë edhe për anemi.
Njolla të bardha në buzë
Këto ndryshime vijnë si rezultat i infeksioneve fungale, të cilat zakonisht shumohen në trup si pasojë e trajtimit të gjatë me antibiotikë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje